LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja Tahiri, fillimi i çmontimit të narko-shtetit

26 Tetor 2017, 14:01, Aktualitet CNA

Në një dalje për mediat, kreu i PD Lulzim Basha pas takimit të zhvilluar me ambasadorin amerikand Donald Lu, u shpreh se Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë, pavarësisht mbrojtjes politike që i bëri dje mazhoranca.

Basha tha se faktet që disponojnë organet e drejtësisë dhe partnerët tanë do të bëjnë të mundur që Tahiri të  marrë përgjegjësinë penale.

Gjithashtu Basha u shpreh se PD sapo ka nisur një betejë për çmontimin e narkoshtetit dhe nuk do të ndalet para kësaj sfide.

Më tej kryedemokrati reagoi edhe për komentet që Rama ju bëri deklaratës së ambasadorit Donald Lu dhe zyrtarit të DASH, Hoyt Yee për çështjen ?Tahiri?. Sipas Bashës qëndrimi i Ramës tregon se ai është i dëshpëruar.

 

Deklarata e plotë:

Pyetje: Keni pasur një takim të gjatë me ambasadorët e BE-së dhe ambasadorin amerikan?

Basha: Kam patur një takim me ambasadorin Lu. Ambasadorët e Bashkimit Europian kanë qenë në një takim tjetër po në të njëjtën godinë. Keqkuptime që kanë ndodhur dhe më parë me atë godinë.

Qëndrimi i qeverisë amerikane është i qartë dhe nuk ka nevojë për komentin tim. Ata mbështesin pa rezerva prokurorët dhe gjyqtarët në një hetim të plotë dhe të paanshëm për të zbardhur dhe për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata politikanë të përfshirë në krimin e organizuar dhe në trafikun e drogës si dhe dënojnë cdo përpjekje që politikanët të jenë mbi ligjin dhe jashtë ligjit. Pra që imuniteti parlamentar të përdoret për të mbrojtur politikanët e lidhur me krimin dhe drogën.

Sajmir Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Pavarësisht prej mbrojtjes politike që i bëri dje maxhoranca, faktet e dala publikisht dhe faktet e tjera të cilët disponohen nga organet shqiptare të hetimit, nga prokuroria shqiptare, por dhe nga partnerët, do të bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësitë e tij penale para ligjit shqiptar për mbrojtjen dhe ndihmën  që i ka dhënë, jo thjesht  një bande kriminale por përpjekjes për ta kthyer Shqipërinë vetëm në katër vite në një bazë të sigurt të krimit të organizuar, në prodhuesin më të madh të  kanabisit në Europë dhe eksportuesin e drogave të lehta dhe të forta drejt Europës. Këto janë konstatime të institutcioneve perëndimore nuk janë thjesht dhe vetëm konstatime të opozitës, e cila pa dyshim kanë qenë në ballë të kësaj beteje.

Sajmir Tahiri nuk është fundi por është fillimi i një procesi të cmontimit të narkoshtetit, të cmontimit të mafias së narkotikës, që ka kapur shtetin.

Kjo luftë e cila sapo ka filluar, nuk do të jetë as e lehtë dhe as e shkurtër . Por Partia Demokratike do të ketë rolin e saj jashtëzakonisht të rëndësisshëm në këtë luftë, në planin e mbështetjes totale ndaj organeve të zbatimit të ligjit,  në vecanti ndaj prokurorisë dhe gjykatave të vendit. Në planin legjislativ për të rrëzuar dhe zhveshur narkoshtetin dhe përfaqësuesit e mafies në nivelin politik nga cdo alibi, me anë të së cilës mbrohen nga ligji sic është imuniteti parlamentar. Dhe po kështu, në planin politik me qëllim që Shqipëria të clirohet nga krimi, të clirohet nga droga, të clirohet nga narkoshteti që ka depërtuar në cdo qelizë.

Kjo është një përpjekje të cilën ne e bëjmë në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me BE dhe SHBA dhe jemi krah për krah me ta.

Beteja sapo ka nisur dhe jemi shumë të inkurajuar nga mbështetja që i është dhënë dhe do t’i jipet në ditët dhe javët në vazhdim, kësaj beteje jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin europian të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes cmontimit të narkoshtetit.

Cmontimit në kuptimin ligjor, pra vënin para përgjegjësisë të cdo politikani që ka mbrojtur apo i ka shërbyer trafikut të drogës dhe organizatave kriminale, dhe në kuptimin politik për ti dhënë Shqipërisë një qeveri dhe një qeverisje të pastër nga krimi i organizuar dhe nga lidhjet e krimit me narkotrafiqet dhe me mafien, e cila ka diktuar dhe dikton vendimarrje të turpshme politike, sic ishte ajo e djeshmja e Edi Ramës për të mbrojtur Sajmir Tahirin me imunitet parlamentar nga akuzat ligjore të prokurorisë të bazuara në përgjimet e antimafias.

Pyetje: Edi Rama i lexon në favor të tij deklaratat e ambasadorit LU gjatë ditës së sotme duke i konsideruar si një qëndri kundër ndaj një gjyqi që ai e quajti komunist.

Basha: Ky është një qëndrim i dëshpëruar i Edi Ramës. Qeveria e SHBA ka folur fare qartë. Unë nuk jam këtu për të interpretuar qëndrimet e tyre. Po ju mund të shikoni mbështetjen e plotë që i është dhënë hetimit, gjykatësve, prokurorisë dhe dënimit të cdo qëndrimi që mbron përmes imunitetit parlamentar, politikanët e akuzuar për lidhje me krimin.

Qëndrimi i sotëm i Ramës nuk është vetëm një qendrim i dëshpëruar i të mbyturit që kapet pas fijes së kashtës por po kështu evidenton para shqiptarëve dhe para partnerëve se Rama vazhdon të jetë, siç ka qenë prej fillimit, pjesë e problemit dhe refuzon të bëhet pjesë e zgjidhjes.

Është pjesë e problemit sepse pa lejen e tij, pa miratimin e tij, pa dijeninë e tij, Shqipëria nuk do të mund të shndërrohej në një hambar të drogës në këto katër vjet vetëm përmes Saimir Tahirit. Saimir Tahiri është vetëm një hallkë. Saimir Tahiri, Arben Ndoka, Armando Prenga, Elvis Rroshi, Vangjush Dako, prania e bandave kriminale dhe afërsia e tyre me të gjitha shtabet elektorale të Partisë Socialiste janë tregues të një projekti politik, nuk janë rastësi. Edi Rama e di fare mirë se është ai përgjegjës para opinionit publik dhe para partnerëve ndërkombëtarë që në katër vite të shkurtër e ktheu Shqipërinë nga një vend anëtar i NATO-s, qytetarët e të cilit lëviznin lirshëm pa viza në Bashkimin Europian, në një vend që tregohet si strehë e krimit të organizuar, si baza kryesore e prodhimit dhe trafikimit të kanabisit, dhe si një nga bazat kryesore të eskportit të drogave të frota drejt Europës perëndimore. Përgjegjësitë e tij janë të qarta në kuptimin politik dhe Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që këto përgjegjësi ai ti ti mbajë politikisht por edhe ligjërisht para drejtësisë.

Pyetje: z Basha, a ju kanë kërkuar ndërkombëtarët dhe në veçanti ambasadori Lu të hidhni idenë të një Parlamenti të zhveshur totalisht deputetët nga imuniteti?

Basha: Këto janë qendrime që Partia Demokratike ka 8 vite që i mban në mënyrë të përsëritur dhe në këtë kuptim ne jemi në një rol aktiv. Përveç mbështetjes totale ndaj Prokurorisë, ndaj Gjykatave në hetimin e rastit Tahiri dhe çdo rasti tjetër që pritet të dalë të politikanëve të lartë që i kanë dhënë mbështetje dhe mbrotje trafikut të drogës, kërkojmë një zgjidhje politike përmes një qeverie antimafia, një qeverie jo të kapur nga mafia dhe interesat mafioze, por edhe përmes ndryshimeve legjislative që do të ndihmojnë çmontimin e narko shtetit dhe kupolës mafioze që ka zaptuar shtetin.

Pyetje: Z Basha, a do ti kthehet Partia Demokratike jetës normale parlamentare dhe e kam fjalën për pjesëmarrjen tuaj në komisionet parlamentare?

Basha: Jetë normale parlamentare, siç e keni parë, nuk ka. Prej ditës së parë të këtij parlamenti të dalë nga një votë e shtrembëruar përmes milionave të drogës siç evidentohete dhe nga përgjimet e antimafias italiane, ne kemi shtruar dhe shtrojmë domosdoshmërinë e një zgjidhje politike.

Çfarë ndodh në një vend ku maxhoranca është fiktive, ku parlamenti është ilegjitim dhe për rrjedhojë edhe qeveria është ilegjitime?! Kjo qeveri nuk është përgjegjëse para shqiptarëve. Kjo qeveri është përgjegjëse para atyre që me paratë e drogës e sollën në pushtet. Pa zgjidhur këtë problem të jashtëzakonshëm politik vendi nuk mund të ecë përpara. Lufta kundër krimit nuk mund të ecë përpara.

Ndaj paralelisht me mbështetjen që u japim organeve të drejtësië, prokurorisë, për të çuar deri në fund hetimin dhe për ta vënë Saimir Tahirin para përgjegjësisë penale, të cilës nuk do ti shpëtojë, detyra jonë është që së bashku me të gjithë faktorët e tjerë shoqërore, me qytetarët e ndershëm të këtij vendi, me median – një pjesë të së cilës dua ta përgëzoj nga zemra për kurajon e jashtëzakonshme në veçanti dua të përgëzoj nga zemra gazetarët që janë në vijën e parë të frontit, që nuk kanë asnjë privilegj dhe asnjë joshje nga narkoshteti dhe nga mafia, por kanë vetëm kërcënime të turpshme si ato të djeshmet, – pra të gjithë së bashku ne do të mundësojmë që vendi ti kthehet normalitetit.

Për momentin nuk ka normalitet dhe nuk mund të ketë normalitet as në parlamentin shqiptar. Por ne do ta vazhdojmë këtë betejë brenda parlamentit me të gjitha instrumentat e opozitës parlamentare derisa së bashku me qytetarët shqiptarë të marrim një vendim tjetër.

Pyetje: z Basha a ndieni një lloj shqetësimi mes diplomatëve dhe atyre amerikanë në lidhje me vonesën e ngritjes së institucioneve të reja të Drejtësisë? A ka një shqetësim që po vonon reforma që në një farë mënyre ka edhe autorisë e tyre?

Basha: Lejomëni t?ju them që Partia Demokratike mbështet fuqimisht zbatimin sa më shpejt të reformës në drejtësi zbatimin e vetingut, ngritjen e strukturës së posaçme antikorrupsion, SPAK dhe ka besim të plotë që ky proces do të ndihmojë në çmontimin e mafies dhe narkoshtetit. Natyrisht mafia dhe narkoshteti kanë interesa të tjera, të zvarritjes dhe mundësisht të kapjes së procesit të reformës në drejtësi. Kam besim se në bashkëpunim me partnerët tanë, me SHBA dhe BE, opozita dhe Partia Demokratike do t?ia dalin të që institucionet e reja të drejtësisë të jenë një vlerë e shtuar në luftën kundër mafies, në luftën kundër krimit të organizuar, në luftën kundër trafikut të drogës dhe në çmontimin e narkoshtetit.

Pyetje: Paralajmërimet tuaja për ministrat e tjerë ose zyrtarë të tjerë socialistë, bazohen mbi pritshmëri, për atë çfarë do të ndodh, apo mbi informacione që ju mund t?i keni.

Basha: Partia Demokratike dhe unë jemi në një kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë. Edhe opozita, edhe partnerët kanë informacione të besueshme dhe të shumta për rolin e individëve, politikanëve me pushtet në kthimin e Shqipërisë në një bazë të sigurt të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Është detyra jonë si opozitë që në bashkëpunim dhe në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë të bëjmë jo thjeshtë dhe vetëm denoncimin publik të këtyre fakteve, por të sigurohemi që prokuroria shqiptare dhe gjyqësori shqiptar, këta individë sado të pushtetshëm qofshin, anëtarë të kabinetit, drejtues të lartë të pushtetit, të trajtohen njësoj para ligjit si çdo qytetar shqiptar dhe të marrin para drejtësisë atë që meritojnë.

Asnjë politikan që ka mbrojtur dhe ka përfituar nga ndihma e drejtëpërdrjetë dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës nuk duhet t?i shpëtojë drejtësisë. Kjo është beteja jonë sot që nis me rastin Tahiri, por ky nuk është fundi, por vetëm fillimi i çmontimit të narko-shtetit.

Pyetje: Z.Basha ju thoni që ndërkombëtarët kanë fakte, kanë prova që implikojnë jo vetëm Tahirin por edhe shumë ministra të tjerë. Por ambasadori Lu në fakt shigjetoi  edhe një pjesë të politikës nga e djathta, pasi tha që :?në 27 vjet ka politikanë majtas dhe djathtas të korruptuar të korruptuar të cilët nuk janë ndëshkuar.?

Basha: Unë nuk marr përsipër të komentoj deklaratat dhe qëndrimet. Mund t?ju them vetëm që këto qëndrime janë fare të qarta: Mbështetje totale të hetimit, mbështetje totale prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe një paralajmërim i fortë për mbrojtjen që iu bë në rastin ?Tahiri?  duke mos  i hequr imunitetin, duke lejuar Saimir Tahirin, të ruajë privilegjet imunitare duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij si një hap i domosdoshëm për procedimin me sukses të kësaj çështje.

Megjithatë shpreh bindjen time më të thellë se bazuar mbi fakte dhe prova ligjore, Prokuroria me mbështetje parimore, publike nga opozita dhe nga partnerët ndërkombëatrë do ta finalizojë misionin e saj dhe se gjyqësori do të bëjë drejtësi në rastin ?Tahiri? duke dhënë shembullin e parë dhe jo të fundit, që politikanët e lidhur me krimin e organizuar dhe me trafikun e drogës nuk do të mund t?i shpëtojnë drejtësisë.

Pyetje: Kush janë këta politikanë që janë të implikuar z.Basha, përveç Tahirit?

Basha: Unë jam këtu për të dhënë qëndrimet e opozitës. Unë e di që gazetaria ka kohë të vështira, ju ftoj edhe ju që të bëheni pjesë e zbulimit të kësaj të vërtete, që ishte edhe një nga thirrjet e bëra sot nga ambasadori Lu dhe dua t?i përsëris mesazhin çdo shqiptari që të lexojë qartë mesazhet e partnerëve tanë, qëndrimet e partnerëve tanë.

Si dhe t?i bëjë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga përpjekjejet e dëshpëruara si i mbyturi pas fijes së kashtës, për të keqinterpretuar qëndrimet që janë të qarta. Mbështetje totale për hetimet, mbështetje totale për prokurorinë, dënim të mbrojtjes së çdo politikani që hetohet për krimin dhe drogën, përmes imunitetit parlamentar. Siç ndodhi dje nga Parlamenti shqiptar, nga mazhoranca shqiptare me një votë të turpshme. Dhe ky është rekordi historic: në 24 vite që prej vitit 1994 ky është rasti i parë kur një politikan mbrohet nga maxhoranca e tij, ndërkohë që drejtësia ka kërkuar arrestimin për akuzën e bashkëpunimit për trafikun e drogës në  një grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv.

Ky është një alarm i madh i kuq i ndezur në çdo kancelari dhe në çdo qendër të partnerëve tanë, të cilët janë krah shqiptarëve dhe me të cilët në krah ne do të vazhdojmë deri në fund betejën që sapo ka nisur për çmontimin e narkoshtetit dhe kupolës mafioze në pushtet.

Lajmet e fundit nga