LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha tregon si e shpëtoi Edi Ramën nga arrestimi në 21 janar/ Tani e shpëton Luli

26 Tetor 2017, 09:30, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar dje ashpër në lidhje me fyerjet e drejtuara nga kryeministri Edi Rama ndaj gazetarëve. Në një koment të tij në rrjetet sociale ai theksonte ?Urime per fitoren e sotme zoti kryeminister, ….
por mos harro, qofte edhe njeri nga ne te mbetet ne kembe gjithnje do gjendet nje media brenda apo jashte vendit ku do shfaqet ajo video me ze dhe figure?.

Reagimi i Hoxhes ka sjellë edhe komentet e dhjetra ndjekësve të cilët ë akuzonin si demokrat por edhe mbështetës të Edi Ramës, Hoxha ju është përgjigjur ashpër. Në një koment të tij ai shkruan se e ka shpëtuar Edi Ramën nga arrestimi në 21 janar.

Një nga komentuesit i kujton gazetarit se komentet fyese të Ramës ishin edhe për atë ndërkohë që Artan Hoxha nuk nguron ti përgjigjet: ?E shpetova njëherë me 21 janar nga prangat e Saliut, tani mos u mërzit se e shpëton Luli këtë radhë?

?Ju e bëni gjithë këtë katraurë se jeni ndarë në të djathtë dhe në të majtë shum mire jua bëri dhe Edi hallall?, shkruan një komentues. Artan Hoxha i është përgjigjur duke kujtuar se e ka shpëtuar Ramën në 21 janar pasi Sali Berisha i kishte prerë fletëarrestin, “Shume mire ua ben juve Po kur ta kuptoni do jete vone…. sa per mua s’ka c’me ben se i shpetova bythen me ze e figure ne 12 te nates me 21-janar, se Saliu ia kishte prere fletarrestin …“.

Njëri prej komentuesve pyet Hoxhën se për çfarë video bëhët fjale ndërkohë që gazetari i thotë të ketë durim pasi ?nga video Meta-Prifti dhe video e 21 janarit u dënua njeri?!!! Apo s’të kujtohet?!!!?, shkruan Hoxha.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

Lajmet e fundit nga