LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja: Sulmi i Ramës, efekt i "Drurit të shtrembër"

25 Tetor 2017, 17:42, Aktualitet CNA

Gazetarja e politikës në televizionin ABC News, Merita Haklaj, ka reaguar pas sulmit dhe talljes së kryeministrit Edi Rama me gazetarët.

Në një reagim të saj, ajo shprehet se pavarësisht se ajo që ndodhi sot ishte e rëndë, sërish duhet të fokusohemi tek çështja Tahiri, “druri i shtrembër” i Partisë Socialiste.

“Ishte e rëndë per ne të terrenit, por them të fokusohemi tek Saimir Tahiri, “druri i shtrembër” që me bëmat e tij “shokoi” Edi Ramën dhe megjithatë do vazhdojë të vijë në Parlament prej votave të tij. Hetimi vazhdon dhe ne do ta ndjekim. E vërteta është që ne lexojmë dhe zëmë. Kryeministri e ka pohuar disa herë që nuk ka nevoje të lexojë dhe e zë Tahiri, “pishmani” i tij i jetes (de facto).”, – shkruan gazetarja.

Më tej ajo shprehet: “p.s – Mirë do ishte që të paktën një gjë ta kishim mësuar prej tij. Por kur nuk bën reforma, në vend do xhirojmë. Edhe të famshmen Reformë në Drejtësi (që nuk e di kur po nis), opozita na bëri ta lexojmë, se ti nuk e lexoje dhe do e votoje ende pa e lexuar dhe ne.”

Në përmbyllje të reagimit të saj, Merita Haklaj i ka uruar 7 vjetorin televizionit ABC News Albania. /CityNews

Lajmet e fundit nga