LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia po shkon në greminë/ Prokuroria u nxitua me dosjen Tahiri

25 Tetor 2017, 16:38, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e lajmeve në ?Report Tv?, avokati Saimir Vishaj, ndër të tjera ka folur edhe për procedurën e ndjekur nga organi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj akuzës për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Pasi ka vlerësuar se drejtësia shqiptare po shkon në greminë avokat Vishaj është shprehur se me rastin Tahiri prokuroria ka gabuar edhe procedurialisht.

?Drejtësia po shkon në greminë. Prokuroria e krimeve të rënda ka gabuar, ëshët nxituar, pasi kishte kohë për të hetuar. Vajtja e 3 prokurorëve në komisionin e ligjeve me kërkesën për arrestim të ish-ministrit Tahiri nuk ishte rruga e duhur. Procedurialisht Saimir Tahiri duhej të ishte vënë në dijeni nga ana e prokurorit të çështjes lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij?.

Ndërkohë avokat Vishaj e ka quajtur veprim të gabuar përzgjedhjen e tre Prokurorëve pa iu nënshtruar shortit, sikurse ndodh në veprimtarinë  e gjithë prokurorive të tjera të vendit, por gabim taktik vlerëson edhe qenien e tyre nga Tropoja.

?Pse nuk u nda me short hetimi i dosjes Tahiri, kur kjo gjë është e vendosur me ligj, kështu e njeh ligji kudo. Mund të mos ishin të tre prokurorët tropojanë… ?, ka vlerësuar avokat Vishaj. /CityNews

Lajmet e fundit nga