LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet dokumenti/ Berishës ju hoq imuniteti pa mbledhje komisioni

24 Tetor 2017, 20:02, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, teksa komentoi qëndrimin e maxhorancës për të mos lejuar heqjen e imunitetit të ish-ministrit të saj Saimir Tahiri, tha se Kuvendi asnjëherë më parë nuk ka penguar drejtësinë.

Një rast i tillë është edhe ai i vetë Berishës, kur në vitin 1998, Kuvendi vendosi heqjen e imunitetit të deputetit për të dhe autorizoi një ndjekje penale për Sali Berishën, pa e dëgjuar fare atë.

Kjo është bërë pa asnjë seancë Komisioni Mandatesh dhe pas asnjë paraqitje provash, siç po ndodh me rastin Tahiri. Pra ky është rasti i vetëm kur Kuvendi pengon Drejtësinë edhe pas seancës së Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit. / CityNews

Dokumenti i heqjes së mandatit të Sali Berishës në vitin 1998:

Lajmet e fundit nga