LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia serbe arreston tre shqiptarë me 11 kg drogë

24 Tetor 2017, 18:49, Aktualitet CNA

Policia serbe ka arrestuar ditën e sotme tre shtetas shqiptare pasi konstatoi se ishin posedues të njëmbëdhjetë kg drogë të llojit marihuanë. Njoftimi vjen nga agjencia e lajmeve ?Presheva Jonë?, duke ju referuar burimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mesohet se kapja dhe arrestimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Administratën Doganore  në pikën e  kalimit kufitar të Horgos. Lidhur me identitetin e të arrestuarve shqiptare burimet dhanë vetëm inicialet T.V, dtl. 1989, T. E.,dtl. 1987 dhe D.I., dtl 1997, të cilëve policia u ka gjetur 20 pako prej 11.198 gram në veturen e tyre te markës ?Opel Vektra? .

Lajmet e fundit nga