LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit

24 Tetor 2017, 08:19, Aktualitet CNA

Artjan Qirici është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Portit të Durrësit, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Aleksandër Lipivani, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti më 16 tetor.

Këshilli Drejtues vendosi emërimin e z. Qirici pas propozimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi ?Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit? është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të APD-së, që u zhvillua dje në mesditë në Tiranë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Arsimi dhe Kualifikimi

Gjatë periudhës 1985-1987 ka punuar si Inxhinjer mekanik në ?Kombinatin Ushtarak Poliçan?.

Gjatë periudhës 1988 – mars 1991, ka punuar si Inxhinjer Teknolog në Uzinën Mekanike të Naftës, Kuçovë.

Nga periudha mars 1991- dhjetor 1993, ka punuar si Drejtues Teknik në një nga kompanitë më të mëdha të anijeve të pasagjerëve ?Hilo- Lines? si dhe të mallrave ?Sea-Coral? në Pire?, Greqi.

Në vitin 1994-1995 është diplomuar si ?2- Engineer Shipping? dhe ka punuar si ?Mekanik i II? në anijen Hydrofoil`s & Cargo Ship.

Nga viti 1995-1997 është emëruar bashkë-pronar dhe menaxher në kompaninë Private ?General Ship Repair?, ?Pegasus?, në Greqi.

Në periudhën mars 1997- tetor 2013, është emëruar Drejtor Ekzekutiv në kompaninë ?Aris Qirici& Co LTD?./ CityNews

Lajmet e fundit nga