LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë / Emiljano Shullazi ka 3 telefona në burg, me njërin flet me Ramën

24 Tetor 2017, 20:47, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në News24, në emisionin ?Studio e Hapur?, duke thënë se Emiljano Shullazi aktualisht në burg dhe në proces gjyqësor për disa akuza ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

 

Duke folur për komprometimin e provave dhe sa i rrezikon provat ish-ministri Saimir Tahiri nëse nuk arrestohet, Berisha tha se edhe në burg mund t?i prishë, duke sjellë si shembull Emiljano Shullazin. Ish-kryeministri tha se Shullazi ka tre celularë në burg dhe me njërin komunikon me Ramën. I ngacmuar nga gazetarja Vasili nëse e kërcënon, Berisha aprovoi.

Berisha: Emiljano Shullazi rri me tre celularë në burg. Me njërin flet me Ramën. Ai komunikon me Ramën në telefon.

Vasili: Për çfarë i duhet të komunikojë me Ramën?

Berisha: I duhet me çdo kusht të dalë nga burgu.

Vasili: Atëherë e kërcënon kryeministrin?

Berisha: Padiskutim e kërcënon. Po hyre në tratativa me ta. /BW

Lajmet e fundit nga