Connect with Us

Blendi Fevziu e thotë troç/ Skandalet politike dhe hetimet për politikanët e korruptuar nuk do ndalen

Aktualitet

Blendi Fevziu e thotë troç/ Skandalet politike dhe hetimet për politikanët e korruptuar nuk do ndalen

Publikuar

-

Blendi Fevziu i ftuar në forumet UET, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e këtij universiteti.

Ai tha se dinte shumë gjëra që publiku dhe vetë politika nuk i di dhe se këto informacione do të trondisnin politikën dhe do të sillnin ndoshta stinën më të vështirë të saj me nisjen e Vetingut.

Fevziu mosi shkas nga rasti i kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilën e cilësoi vetëm një nga hallkat e zinxhirit që ligj politikën me krimin dhe për të cilën kryesisht agjencitë e huaja kanë shumë dosje të tjera të papublikuara.

“Në informacionet që kam unë  ëshë që hetimet që do lidhen me korrupsionin nuk do kenë ngjyrë politike, pra do shtrihen sa nga qeveria aktuale, aq edhe nga opozita, se kë parashikojnë se ku do shkojnë nuk di të të them”- u shpreh ai.

Sipas Fevziut informacionet që ai kishte nuk ishin politike, por janë sipas tij kaq të rëndësishme sa ministrat e Ramës shkojnë në zyrë me sytë nga prokuroria.

“Nuk di të them nëse jemi në fazën që ishte Maqedonia para dy vjetësh me daljen e përgjimeve. Nuk më rezulton që Shqipëria të jetë në këtë stad. Këto shërbime mendojnë se krimi është kërcënues në Shqipëri. Ata mendojnë se krimi ka mbështetjen politike. Ata mendojnë se dy qytete janë tërësisht në dorë të krimit. Qarkullojnë një serë materialesh, disa prej tyre shumë të rënda. Pritet që njerëzve me pushtet t’u publikohen materiale të rënda”- tha ai.

Sipas drejtuesit të ‘Opinion” pritet që përgjimet dhe dosja ‘Habilaj-Tahiri’ të sjellë surpriza të reja dhe se disa gazetarë në vend kanë informacione me rëndësi të marra nga agjencitë ose politikanët e huaj.

“Ajo që më rezulton mua, është një problem që është bërë evident rreth një vit e gjysmë më parë, por që sidomos nga mesi i majit e këtej kanë qenë shumë aktivë, disa  po i quaj përfaqësues të institucioneve ligjvënëse, jo vetëm shërbimeve të inteligjencës, por edhe shërbimeve të ushtrisë edhe prokurorive të disa vendeve të BE, të cilët kanë një problem shqetësues që nuk kanë mendim të njëjtë me politikën. Pra nëse ministrat e jashtëm, politika e këtyre vendeve, ka një përqasje më të butë, shërbimet ose institucionet ligjvënëse kanë një qëndrim më radikal, të cilët mendojnë se krimi i organizuar po bëhët kërcënues në Shqipëri, dhe këtë gjë kanë tentuar ta thonë politikisht dhe kur nuk ka funksionuar politikisht kanë tentuar ta filtrojnë përmes mediave. Me informacionin tim, disa gazetarë të njohur në vend, dhe gazetarë kronike dhe analistë kanë pasur takime shumë interesante me përfaqësues ligjvënës të këtyre vendeve”.

Sipas moderatorit të një prej emisioneve më të ndjekur në vend,  “zyrtarët e huaj kanë ardhur kanë bërë dhe kërkime në Shqipëri dhe ata konsiderojnë që në Shqipëri krimi i organizuar ka mbështetje të fortë politike, që dy nga qytetet kryesore të Shqipërisë janë krejtësisht në kontrollin e bandave dhe që mbi të gjitha që kjo është shqetësuese, është fakti që krimi i organizuar është kthyer në një sfidë ndaj qytetarëve. Një person i njërës prej prokurorive federale të një prej vendeve të BE, më tha që po ka keq bërë që ne kemi ardhur dhe i kemi ndjekur këtu, jetojnë edhe në vendin tim, por atje udhëtojnë me metro, ose udhëtojnë me transportin publik që mos bien në sy, kurse këtu ecin me makina nga 150.000-200.000 euro dhe i kishin fotografuar duke i nderuar polici rrugor”.

LEXO EDHE:  Dështon sërish Top Channel/ TV Klan kryesoi audiencën mbrëmjen e djeshme

Duke u ndalur në Reformën e Drejtësisë, Fevziu tha se kjo reformë do të shtrihet si majtas ashtu dhe djathtas, duke nënkuptuar se të dy kampet politike do të preken nga ky proces.

“Po qarkullojnë një seri materialesh, një pjesë të të cilave janë shumë të rënda dhe serioze. A do publikohen të gjitha unë nuk e di, po t’i kisha patur do t’i kisha publikuar. Natyrisht ka shumë faktorë që i mbajnë por një gjë është e sigurtë, që stinë të qetë nuk do të kemi. A do mbetet tek problemet me krimin, a do mbetet tek lidhjet me kriminelët, a do mbetet tek problemet e korrupsionit, a do shkojë më tej? Por gjithësesi pritet të fillojë vetingu besoj brenda dy javësh, me informacionet që kam unë, edhe ajo do lëvizë diçka, pritet që të ketë një reagim ndaj krimit sepse presioni ndërkombëtar është shumë i fortë dhe shteti duhet të detyrohet të lëvizë, por nga ana tjetër pritet që një pjesë e njerëzve me pushtet që kanë lidhje të forta me krimin t’ju publikohen lidhjet”- paralajmëroi Fevziu.

Sa e rëndon situata aktuale qeverinë “Rama”, kur një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit hetohet për lidhje me krimin? Për Fevizun e rëndon shumë.

“Ky  është një rast unikal, ka ndodhur dhe në vitin 2001, por për arsye të tjera, që një mazhorancë që del me 74 mandate për të krijuar qeverinë duhet të ishte një qeveri shumë stabël. Dhe dy tre javët e para të shtatorit treguan që kishte një stabilitet që nuk pyeste për asgjë. Ndërkohë sot që flasim bashkë kemi një qeveri krejtësisht të paralizuar që mbetet peng duke parë portalet çdo mëngjes se çfarë do publikojnë dhe çfarë do nxjerrin. Nga një debat për zhvillimin e vendit dhe qeverisjen është zhvendosur në një debat për bandat dhe kriminelët. Ky është dështim. Ky natyrisht është produkt i një politike që zhvilluar në katër vite. Në gjykimin tim çdo qeveri synon ta qetësojë situatën dhe sot nuk besoj qe ndonjë nga ju mendon që është situatë e qetë. Kryeministri mund të shkojë për vizita zyrtare, ministrat mund të shkojnë në zyrë në mëngjes, por i kanë sytë nga prokuroria”, u shpreh Fevziu.

Në kuadrin personal gazetari i disa monografive që kanë shënuar shitje rekord, si ajo për Hoxhën dhe Zogun, zbuloi se po shkruan një libër për luftën e Kosovës dhe Hashim Thaçin, një libër që pritet të dalë në shtyp me UET-Press në fillim të vitit tjetër.

3|16133|6|

Ads by Revcontent

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe sulmon Blendi Fevziun

LEXO EDHE:  Dështon sërish Top Channel/ TV Klan kryesoi audiencën mbrëmjen e djeshme

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Blendi FEVZIU/Çfarë mesazhi i çoi Rama – Metës?

LEXO EDHE:  Rikthehet Fatos Nano/Ku dhe kur do dëgjoni rrëfimin e tij

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: