LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha apel Bashës / Bashko PD-në, je përgjegjës!

24 Tetor 2017, 20:57, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komentoi situatën aktuale brenda Partisë Demokratike, i bëri edhe një apel kryedemokratit Basha.

Duke përdorur qëndrimin e Arben Imamit, citoi: “Kryetar na ndave tani eja na bashko”.

Sipas Berishës pavarësisht se Lulzim Basha ka marrë përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve, sërish detyra e tij është bashkimi i partisë, pasi në atë subjekt ka persona që kanë kontribuar dhe sakrifikuar shumë.

Ai tha se shumë prej tyre edhe mund të largoheshin kur PD-ja ishte 4 vite në opozitë, por nuk e bëri dhe zgjodhi të vijojë të japë kontributi në PD, e kësisoj Basha ka për detyrë të bashkojë partinë. /CityNews

Lajmet e fundit nga