LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza e fortë e Llallës/ Politika ndërhyn kur hetohen zyrtarët e lartë

24 Tetor 2017, 09:04, Aktualitet CNA

Gjatë fjalës së tij në një seminar me temë ?Lufta ndaj narkotikëve? në një panel me zyrtarë të ministrisë franceze, kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë një deklaratë të fortë, ku sipas tij politika tënton të ndërhyjë kur hetohen zyrtarët e lartë.

Llalla nuk e ka përmendur direkt dosjen e Saimir Tahirit, por la të nënkuptohet se ju referua kësaj çështje kur deklaroi se ?kur hetohen zyrtarët e lartë, politika tenton të ndërhyjë tek prokurorët?.

Ndër të tjera Llalla deklaroi se ?Në Shqipëri, së fundmi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çështjes. Por, kjo pavarësi e plotë e tyre nuk duhet dhe nuk mund të shërbejë si një mundësi për këdo faktor, të anatemojnë dhe godasin hetimet e prokurorëve. Është shumë e rëndësishme që prokurori, në çdo rast, të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë?, ka deklaruar ai./ CityNews

Lajmet e fundit nga