LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përplas këmbësorin

24 Tetor 2017, 13:39, Aktualitet CNA

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afëri të ?Mbikalimit të Fllakës?.

Mësohet se një automjet tip ?Benz? i cili drejtohej nga 21-vjeçari me inicialet E.B ka përplasur një këmbësor.

I plagosuri është shteasi me inicialet R.K, 29 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. / CityNews

Lajmet e fundit nga