LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja rezultatet në të gjitha komunat

23 Tetor 2017, 08:10, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke procesuar numërimin e fundit për zgjedhjet për kryetarë komunash.

Sipas rezultateve të orës 1:00 pas mesnate, pasqyra është kjo:

Në Deçan Bashkim Ramosaj i AAK-së fiton pa balotazh me 63.18 për qind.

Në Gjakovë, pas numërimit të 90 për qind të votave, do të ketë balotazh mes të Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës të Alternativës. Gjini ka 40.36 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 31.82 për qind të votave.

Në Drenas pa balotazh ka fituar Ramiz Lladrovci i PDK-së.

Në Gjilan janë numëruar 74.42 për qind të votave. Ky rezultat e vendos Lutfi Hazirin e LDK-së të parin me 43.56 për qind, ndërsa në balotazh hyn Sami Kurteshi i Vetëvendosjes me 26.86 për qind.

Në Dragash janë numëruar 84.75 për qind e votave e atje do të ballafaqohen Selim Kryeziu i LDK-së (37.94 %) me Shaban Shabanin e PDK-së (28.12%).

Për herë të parë Istogu shkon në balotazh. Nga 87.3 për qind e votave të numëruara, Haki Rugova i LDK-së është ndalur në 43.85 për qind të votave, i ndjekur nga Gani Dreshaj i AAK-së me 37.07 për qind.

Në Kaçanik janë numëruar 82.98 për qind e votave. Aty po zhvillohet garë e ngushtë për vendin e dytë. I pari është Besim Ilazi i PDK-së (39.21%), i dyti Basri Kodra i VV-së (21.69%) e Shkëlqim Jakupi i LDK-së me 19.59 për qind.

Në Klinë kryetari aktual Sokol Bashota i PDK-së do të duhet që edhe për katër javët e ardhshme t?i bindë qytetarët se meriton edhe një mandat. Ai ka marrë 37.48 për qind të votave, ndërsa për balotazh luftojnë Zenun Elezaj i AAK-së me 24.54 për qind të votave dhe Besim Hoti i LDK-së me 24.11 për qind. Në këtë KQZ ka numëruar 83.87 për qind të votave.

Në Fushë Kosovë nuk do të ketë balotazh, pasi Burim Berisha i LDK-së ka fituar mandatin e katërt si kryetar komune me 63.45 për qind kur KQZ ka numëruar 82.22 për qind të votave.

Për herë të parë, VV prin në Kamenicë. Qëndron Kastrati ka fituar 34.28 për qind të votave dhe në balotazh e pret Shaip Surdullin e LDK-së që ka 28.39 për qind të votave. KQZ nga kjo komunë ka numëruar 89.29 për qind të votave.

Lajmet e fundit nga