LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama: Prokuroria të mos trembet nga sulmet politike të kryeministrit

23 Tetor 2017, 11:17, Aktualitet CNA

Pas replikave të sotme mes kryeministrit Rama dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, ka reaguar edhe zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama ju ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe të gjitha agjensive të zbatimit të ligjit, të mos tremben nga sulmet politike të Kryeministrit.

Postimi i plotë:

Organet e drejtësisë dhe të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit, nuk duhet të tremben nga sulmet politike të Kryeministrit!
Misioni i tyre është lufta kundër krimit!
Në këtë mision të shenjtë, ata kanë në anën e tyre, në mbështetje të zbatimit të ligjit dhe të realizimit të Reformës në Drejtësi, gjithë qytetarët e ndershëm dhe partnerët ndërkombëtarë!/ CityNews

Lajmet e fundit nga