LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja Habilaj-Tahiri/ Rama njollë të parikuperueshme mazhorancës

23 Tetor 2017, 15:43, Aktualitet CNA

I ftuar në edicionin e lajmeve në ?News 24?, Andi Bushati, ka komentuar komunikimin javor të kryeministrit, të mbajtur mëngjesin e ditës së sotme, ku Rama interpretonte kërkesën nga Prokuroria për arrestim e ish-ministrit Tahiri.

Bushati ka pohuar se Rama ka qenë i pakuptueshëm në komunikimin e tij javor, sepse është i vetëdijshëm për faktet që kanë autoritetet italiane e NATO për fikjen e radarëve apo dhe ambasadat e huaja.

Në vijim ai ka pohuar se Rama i ka dhënë një njollë të parikuperueshme mazhorancës, njësoj si rasti i Sali Berishës pas 21 janarit, i cili qëndroi në pushtet dhe për dy vite më pas, por nuk kishte më mbështetje.

?Rama i vetëdijshëm për faktet që kanë autoritetet italiane, NATO për fikjen e radarëve apo dhe ambasadat e huaja. I ka dhënë një njollë të parikuperueshme mazhorancës, njësoj si rasti i Sali Berishës pas 21 janarit, i cili qëndroi në pushtet dhe për dy vite më pas, por nuk kishte më mbështetje?, ka deklaruar Andi Bushati. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga