LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria jep detaje për bandën e Habilajve / Ishin në procedim penal që prej një viti, por...

22 Tetor 2017, 13:23, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të rënda ka dalë nënjë deklaratë për mediat, ku jep detaje lidhur me bandën e drogësqë drejtohej nga kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në deklaratën e Krimeve të Rënda, thuhet se hetimet ndaj kësaj bande kishin filluar në vitin 2016 në Shqipëri, por nuk kishin prova të plota ligjore për të marrë masa.

Po ashtu mësohet se një vit pasi ka filluar procedimi penal, përkatësisht në Prill të 2017-ës, “nga ana e Policisë së Vlorës është përcjellë një material referues, i cili kishte nevojë për shumë veprime të tjera hetimore shtesë për të siguruar provat e nevojshme ligjore”.

Në vijim të deklaratës së Prokurorisë, thuhet se deri në muajin tetor të këtij viti nuk është mundur të sigurohen prova.

“Deri në tetor 2017, nuk u arritën të siguroheshin prova të plota ligjore mbi aktivitetin kriminal të anëtarëve të këtij grupi. Ndërkohë, autoritetet italiane, në vijim të një hetimi të nisur prej tyre në vitin 2013, goditën anëtarë të këtij grupi në Itali. Në bazë të të dhënave të bëra publike për këtë operacion në Itali, Prokuroria për Krime regjistroi një tjetër procedim penal. Pasi u konstatua se bëhej fjalë për të njëjtët persona, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda kishte regjistruar procedim penal në vitin 2016, atëherë u vendos bashkimi i procedimeve penale”, – thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në vijim, Prokuroria shprehet se:

?Më datë 18.10.2017, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Armand Koçerri në fshatin Babic e Vogël, tek një dhomë të katit të parë është gjetur dhe sekuestruar sasia e lëndës narkotike e llojit cannabis sativa, prej 3978 kg, e paketuar në disa pako të mbështjella me qese natribani.

Në kuadër të këtij operacioni në Vlorë, është gjetur dhe sekuestruar mjeti lundrues gomone, i cili dyshohet se është përdorur nga grupi kriminal për trafikimin e lëndës narkotike.

Në këto rrethana, nga policia gjyqësore, me datë 18.10.2017 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Koçerri, për kryerjen e veprave penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën eposaçme të grupit të strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 333/a të Kodit Penal.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit është kryer ndalimi i shtetasit Nezar Seiti pasi dyshohet si anëtar i grupit kriminal”. /CityNews

Lajmet e fundit nga