LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Altin Goxhaj / A ishte mafia Soros ajo që dha urdhër të mbrohej Tahiri me çdo kusht?

22 Tetor 2017, 15:37, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj, ka shprehur vlerësimin e tij ndaj avokatit mbrojtës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vetëm pak ditë më parë ai u përfol si një ndër njerëzit e që ka punuar në fondacionin e Sorosit.

?Jo më kot Soros i vuri me urgjencë në dispozicion Tahirit një nga anëtarët më të besuar në drejtim dhe mbikqyrje të fondacioneve dhe biznesve të Soros në Shqipëri i cili është edhe Avokati Zyrtar i rrjetit Soros në Shqipëri: Artan Hajdari!

Që të kuptosh se si Media e themeluar zyrtarisht nga Soros në 2014 BIRN (ku me lajmet merret ishmjaftisti Gjergj Erebara) është në krah të Mafies së Drogës mjafton të lexosh mënyrën se si e kanë raportuar në anglisht për mediat e huaja (mediat e huaja e marrin si burimin kryesor të lajmeve për Shqipërinë nëpërmjet ndërhyrjes së Sorosit kuptohet).

Sipas Ereziut të Soros, Tahirin “dëshiron” ta arrestojë Prokuroria sepse ai është përgjegjës që banda e Habiljave nuk u kap në kohën e tij dmth për çështje efiçense (shpërdorim detyre) dhe jo përfshirje në trafik droge!!!

Ja teksti që ka shpërndarë në anglisht nëpër botë Rudi Erebara në emër të Soros:

“Prokuroria dëshiron të mbajë përgjegjës Tahirin për faktin se grupi i Habilajve veproi i paprekur nga policia shqiptare për shumë dhe shumë vite pavarësisht transportit të sasive të stërmëdha të drogës për një periudhë të gjatë kohore.”

Në fakt qëndrimi i Edit të Soros që në fillim e shiti Tahirin si “dru të shtrembër” “i skandalizuar” nga ajo që “kishte mësuar” ndryshoi me urgjencë të Premten në mëngjes sepse erdhri nga Lart Urdhëri i Dytë që anulon të parin (dihet se Lart për Edin është vetëm Soros)

Ndaj dhe Luli kish urdhër po nga e njëjta “Lartësi” të mos lejonte popullin të mblidhej para Kuvendit ku mblidhej Këshilli i Mandateve për imunitetin siç bëri me rastin e Metës dhe Doshit 2 vjet më parë ?

Dhe BIRNi i Soros që drejtohet nga ishMjaftisti Erebara ka për detyrë të reduktojë peshën e vërtetë të ngjarjes, pasi tashmë shërbimet sekrete europiane dhe mediat e pavarura në BE po e kuptojnë se pas Programit për marrjen nën kontroll të trafikut të drogës në BE nëpërmjet kthimit të Shqipërisë në qendrën e kultivimit të canabisit, mbërritjes së cocainës nga Amerika Latine dhe heroinës nga Afganistani dhe krijimit të kanaleve të trafikut drejt vendeve të BEsë është vetë Mafia Soros!

Kur unë ju them që kultivimin dhe trafikimin e drogës e ktheu në një industri mafioze vetë Mafia Soros ju më akuzonit për teori konspirative?, ka shkruar Altin Goxhaj. /CityNews

Lajmet e fundit nga