LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lu e thotë shqip: "O korçare o hiç fare"/ Fundjava amerikane në Korçë

22 Tetor 2017, 19:56, Aktualitet CNA

Marrëdhënia e gjatë e Korçës me emigracionin në Amerikë, prej më se një shekulli, u festua me aktivitete simbolike në ?Pazarin e vjetër? të qytetit, ku prania e diplomatit Lu ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Në një postim në rrjetet sociale Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka postuar foto nga festa e fundjavës amerikane në Korçë.

?Korça ka një lidhje te hershme me Amerikën pasi shqiptari i parë që emigroi në Amerikë, ishte nga Korça.

Dita amerikane dje një mbrëmje fantastike në pazarin më të bukur në Ballkan”, shkruan Filo.

 

Gjatë vizitës së tij në Korçë, Donald Lu vizitoi ekspozitën e hapur me materiale, foto dhe letra nga jeta e shqiptarëve në Amerikë ndër vite, ku edhe u njoh me historinë e hershme të emigracionit për disa prej familjeve të qytetit juglindor.

?Mësuesja ime e parë në Amerikë për gjuhën shqipe ishte korçare dhe një nga fjalitë e para që kam mësuar ishte ?Ja korçare, ja hiç fare?. Kam mësuar gjithashtu që ushqimi dhe muzika nga Korça janë më të mirat. E sidomos birra nga Korça, sigurisht më e mirë?, tha ambasadori Donald Lu.

Më tej, Donald Lu vizitoi edhe këndin e kuzhinës, ku simbolikisht ishin përgatitur gatime tradicionale amerikane. Ambasadori pranoi jo vetëm të shijonte këto gatime, por nuk hezitoi që për pak kohë të ishte ai kuzhinieri./CityNews

Lajmet e fundit nga