LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grafiku/Salianji shkatërron audiencën e Top Channel?!

22 Tetor 2017, 19:11, Aktualitet CNA

Mediat në Shqipëri vazhdojnë ?betejën? e tyre për audiencën. Kjo betejë ka bërë që shumë televizione të futin në programacionin e tyre emisione politike në çdo mbremje.

Por e enjtja ngelet dita e sfidës të madhe. Klan ka Opinion nga Blendi Fevziu, Top Channel me Top Story nga Sokol Balla, Ylli Rakipi më të Paekspozuarit qëndron përballë tyre, risi është Artur Zheji me 360 Gradë dhe ekranet televizive janë plot me debat politik apo debatojnë me personazhet e ftuar për të kapur kulmin e audiencës.

Por këtë të enjte Top Channel duket se ka qenë me audiencë të ?shkatërruar totalisht. Sipas grafikut që ka sigurtuar Citynews.al, Top Story ka qenë gjithmonë në ndjekje të Opinion, por këtë herë audienca ka qenë shumë e ulet për ekranin e televizionit kombëtar dikur ikonë e shqiptarëve.

Sipas grafikut Top Story, rezulton që të jetë lënë pas në shumë momente nga rivalët e tjerë mediatike përfshi edhe Artur Zhejin që është në edicionet e tij të para.

Për audiencën ka të bëjë shumë tema, por edhe paneli i të ftuarve tha një drejtues programacioni për Citynews.top channel

Më tej ne bëmë një vëzhgim të thjeshtë për të kuptuar pse kishtë audiencë aq të ulët Top Story. Sipas faqes zyrtare rezulton se Sokol Balla ka pasur temë diskutimi skandalin e ditës, Dosjen Habilaj dhe Tahiri, në panel gazetarët dhe analistët Agron Gjekmarkaj dhe Shpëtim Nazarko. Nga pjesa politike opozitën e përfaqësonte Ervin Salianji që kishte përballë Ulsi Manjën.

Mesa duket edhe Salianji duhet të ketë qenë njeriu që i ka siguruar atë audiencë të pakët Top Story, ose bashkë me Manjën është njeriu që ka shkatërruar audiencën.

Në fakt nuk mundëm të komunikonim më Agron Gjekmarkaj për të kuptuar sesi u ndje në krah të një produkti dalë nga Henri Çili i UET, apo yll që shkelqen në PD-në e Lulzimit.

Grafiku tregon dhe flet vetë për audiencën dhe shpërthimin e Top Story.

 

Lajmet e fundit nga