LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FBI-ja në Shqipëri / Xhafaj-efektivëve: Më mirë largohuni nëse...

22 Tetor 2017, 10:32, Aktualitet CNA

Teksa njoftoi për ardhjen e specialistëve të FBI-së në Tiranë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, rritur tonet ndaj Policisë së Shtetit, teksa i paralajmëroi për një Veting të plotë. Ai tha se është punuar dhe do të punohet për rikthimin e besimit të qytetarëve tek policia pas ngjarjeve të fundit, ku policia është përfshirë në afera të ndryshme kriminale.

?Në fillim të nëntorit vijnë ekspertë të FBI dhe ministrisë federale të Gjermanisë dhe në vijim duke punuar së bashku do a ndihmojnë për kapjen e drejtuesve dhe anëtarëve të organizatave kriminale… Së bashku, prej 2 muajsh, kemi punuar për një plan ambicioz për një operacion i gjerë me përfshirjen e të gjitha agjencive ligjzbatuese. (…) Masat disiplinore, në përputhje me ligjin, të marra nga drejtuesit e policisë së shtetit, gjatë kësaj periudhe të qënies sime në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, kanë qenë në disa raste radikale. Por gjithsesi ato kanë qenë të domosdoshme dhe në raport plotësisht të drejtë me dëmin e shkaktuar, si dhe janë në përputhje me qëllimin imediat për forcimin e rendit e të sigurisë, si dhe kthimin e besimit të qytetarit tek policia?, – u shpreh ministri Xhafaj.

Sipas tij masat nuk kanë synim tjetër pos pastrimit të policisë nga njerëzit e korruptuar.

Xhafaj u shpreh se ata që nuk mund të përmbushin detyrat e tyre, është më mirë të largohen.

?Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë themelore që ka sot rendi dhe siguria dhe sa e rëndësishme është përgjegjesia që kam për realizimin e detyrës. Nëse nuk mund të përmbushni këtë përgjegjësi dhe nuk i bëni detyrat, nëse nuk jeni të ndërgjegjshëm për punën që bëni më mirë largohuni?, – tha Xhafaj, teksa shtoi se policia duhet të jetë e gatshme edhe të japë jetën për rendin e sigurinë. /CityNews

Lajmet e fundit nga