LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blinin votat në Kosovë/ Arrest shtëpie për dy të arrestuarit

22 Tetor 2017, 15:56, Aktualitet CNA

Ndaj dy personave të ndaluar në Gjilan, për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin, është kërkuar masa e arrestit shtëpiak.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku, i cili ka pohuar se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale N.S. dhe M.J., nga Pasjani i Parteshit.

Prokuroria e Shtetit njoftoi sot se deri në ora 12:00 në tërë territorin e Kosovës janë raportuar dy raste me tre persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot.

Dy të ndaluarit për marrje dhe dhënie ryshfeti janë nga komuna e Parteshit, ndërsa i ndaluari tjetër nga Mitrovica e Jugut. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga