LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Ja si Rama u dha garanci kriminelëve dhe Saimir Tahirit

22 Tetor 2017, 11:22, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me Policinë e Shtetit ditën e sotme.

Sipas kryedemokratit Basha, takimi me policinë nuk tregoi gjë tjetër pos se Rama e ka nën kontroll atë dhe se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është i sigurt.

“Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte tu jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin”, – shkruan Basha.

Në vijim të postimit të tij, Basha shprehet se “Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes”.

Më tej ai shprehet se sukseset e vërteta të Policisë së Shteti janë publikuar në përgjimet e autoriteteve italiane, dhe që dëshmojnë sesi policia po kontrollohet nga krimi dhe janë në dispozicion të trafikantëve dhe kriminelëve.

“Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.
Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t?ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?”, – shprehet Basha.

Në përmbyllje të reagimit të tij, kryedemokrati Basha thotë se: “Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.”. /CityNews

Lajmet e fundit nga