LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votime në Itali/ Disa rajone kërkojnë autonomi nga Roma

21 Tetor 2017, 14:39, Aktualitet CNA

Ditën e nesërme  Lombardia dhe Veneto do të zhvillojnë referendume për të fituar më shumë autonomi nga Roma.

Lega Nord është partia që qëndron pas kësaj shtytjeje për referendum, ku votuesit do të pyeten nëse duan që përfaqësues rajonalë të negociojnë me Romën për më shumë autonomi dhe fitime nga taksat.

Dy referendumet pritet të kenë kosto tepër të larta për rajonet e pasura, teksa Lombardia do të shpenzojë thuajse 50 milionë euro dhe Veneto 14 milionë. Kjo diferencë e madhe në vlera ndodh sepse referendumi i Lombardisë do të zhvillohet në mënyrë elektronike, ndërsa në Veneto, votimi do të jetë tradicional.

Sipas analistëve, ajo çfarë këto dy referendume italiane kërkojnë në të vërtetë është pozicionimi politik përpara zgjedhjeve vendimtare të vitit të ardhshëm./CityNews

Lajmet e fundit nga