LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i sotëm i socialistëve, rënie e parlamentarizmit

21 Tetor 2017, 17:14, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një dalje për mediat e ka cilësuar një ngjare shumë të rëndë dhe rënie të parlamentarizmit, vendimin e sotëm të socialistëve për të mos lejuar heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm.

Kryemadhi  theksoi se sot mazhoranca votoi pro narkoqeverisjes dhe se Edi Rama sot ju përul frikës së tij më të madhe.

?Rama ka dy standarde, një drejtësi për të tijët dhe një drejtësi për qytetarët. Pa u bërë vetingu në politikë nuk mund të ketë drejtësi për qytetarët?, deklaroi Kryemadhi.

Mes të tjerash ajo u shpreh se  Rama tregoi se është peng i krimit dhe i bandave. Rama i bëri shërbim frikës së tij të madhe, pasi zbardhja e kësaj çështjeje do të nxjerrë në dritë implikimin e tij dhe të të afërmve të tij. /CityNews

Lajmet e fundit nga