Connect with Us

Tjetër sulm i Bashës për Ramën dhe Tahirin

Aktualitet

Tjetër sulm i Bashës për Ramën dhe Tahirin

Publikuar

-

Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi pas dhënies së vendimit nga Këshilli i Mandateve në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai u shpreh se sot ra drejtësia dhe se Rama e Tahiri “dhunuan” prokurorët.

Sipas Bashës, Rama e Tahiri janë një. Ata kanë ndarë paratë e krimit dhe pushtetin, prandaj Rama do e mbrojë deri në fund.

Më tej kreu i PD u shpreh se, Xhafaj, Ruçi, Rama do tentojnë të sulmojnë e blejnë prokurorinë e gjykatat.

“Tahiri i ndihmuar nga klanet mafioze e vetë qeveria ka pasur kohë të pastrojë një qytet të tërë, e jo më shtëpinë e tij. Drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. As Rama e as Tahiri nuk do t’i shmangen drejtësisë,” tha Basha./CityNews

Deklarata e plotë:

U provua sot para shqiptarëve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një: ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me paratë e krimit. Prandaj Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin, deri në fund.

Siç u pa sot, Rama, Ruçi dhe Xhafaj, ata, që qeverinë dhe institucionet e shtetit i kthyen në repart logjistik në mbështetje të trafikut të drogës dhe krimit, do të tentojnë të sulmojnë, trembin, kërcënojnë dhe blejnë prokurorinë, gjykatat dhe këdo që do tentojë të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Sot ra dhe fasada e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë së Edi Ramës. Sot Tahiri, Xhafaj dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se ata janë kërcënim serioz për drejtësinë në Shqipëri.

Sot, të gjithë e panë lakuriq, mashtruesin e pafytyrë që shtirej për drejtësi, kur e vetmja drejtësi që ai mund të pranojë është drejtësia nën këmbët e tij.

LEXO EDHE:  "Rama i frikësuar, kërkon fitore në tavolinë/ Rakipi: Humbja për të do të ketë pasoja fatale!

Unë e di se ka shumë njerëz të ndershëm që ndihen sot të fyer dhe të revoltuar me dhunimin që Rama, Ruçi dhe Tahiri i bënë drejtësisë, duke mohuar ndalimin e Tahirit dhe duke e shtyrë me plot një javë që nga dita e kërkesës së prokurorisë, kontrollin e shtëpive të Tahirit, pasi ai, i ndihmuar nga klanet mafioze dhe vetë qeveria, të ketë patur kohë për të pastruar dhe krehur një qytet të tërë dhe jo më shtëpinë e tij.

Sot, ka mijëra qytetarë dhe familje të thjeshta që pasi kanë provuar këto katër vjet dhunën arbitrare të kësaj qeverie, pasi kanë provuar gjobat, pasi kanë parë t’u prishen shtëpitë, pasi kanë përjetuar bastisjet e bizneseve, dhe pasi kanë vuajtur arrestime, shoqërime dhe ndalime për shkelje të vogla ligjore, ndihen të skandalizuar dhe të pashpresë në këtë vend.

Atyre dua t’u them se drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. As Sajmir Tahiri, as Edi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Në luftën tonë për të çmontuar krimin nga politika ne tashmë kemi shumë partnerë dhe miq, të cilët, janë ata që nxorën zbuluar Saimir Tahirin dhe që, së bashku me ne, nuk do ndalemi më këtu.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet përfundimisht nga krimi dhe politikanët e krimit dhe të hyjë në rrugën e drejtësisë ku ecin të gjitha vendet perëndimore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE