LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rifillon mbledhja e Këshillit të Mandateve/ PD dhe LSI tërhiqen nga kërkesa për praninë e medias

21 Tetor 2017, 13:18, Aktualitet CNA

Pas një ndërprerje, mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet ka rifilluar sërish, pa praninë e medias, pasi LSI dhe PD janë tërhequr nga kërkesa e tyre.

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet pritet të marrë një vendim në lidhje me kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Kujtojmë se mbledhja u shoqërua me debate të forta mes palës mborjtëse dhe asaj akuzuese. Pala mbrojtëse pretendon se akuzat e paraqitura nga prokuroria nuk janë të mjaftueshme për kërkesën e tyre.

Ndërsa deputetët e opozitës kanë akuzuar PS se po bën avokatin e Tahirit dhe gjyqin e prokurorisë./ CityNews

Lajmet e fundit nga