LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revista Playboy hedh hapin e madh/ Vendos në kopertinë modelen transgjinore

20 Tetor 2017, 22:10, Aktualitet CNA

Për revistën Playboy muaji nëntor 2017, do jetë një hap i madh. Pasi në këtë revistë për herë të parë do jetë në kopertinë një modele transgjinore, Ines Rau.

Në fakt ajo ka qënë dhe një herë në këtë revistë në vitin 2014, por këtë vit ajo u përzgjodh nga Playmate. Ines është shumë familjare me botën e modës pasi ka qënë dhe figura kryesore për Balmain, Vogue Italia, dhe për Hood by Air.

?Kam jetuar për një kohë të gjatë pa treguar identitetin tim, që jam një transgjender, tregon Ines. Kam dalë me shumë djem dhe kam harruar shumë të tillë. Kam pasur gjithmonë frikë se mos nuk do gjeja kurrë një të dashur, dhe se mos shikohesha në mënyrë të çuditshme. Më pas thashë, që duhet të jesh, kush je. Është një luftë të flasësh për veten , nëse po flet për seksualitetin, seksin apo çfarëdo. Njerëzit që të refuzojnë nuk ja vlejnë. Nuk ka të bëjë të jesh i dashur nga të tjerët, por të duash veten është ajo që duhet.? tregon Rau./CityNews

Lajmet e fundit nga