LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Vlorës: Kemi referuar dosjen Habilaj në Prokurori/ Vijon puna për sekuestrimin e aseteve kriminale

21 Tetor 2017, 09:13, Aktualitet CNA

Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj ka deklaruar se policia e Vlorës ka ndërmarë aksion për sekuestrimin e aseteve kriminale në pronësi të familjes Habilaj si dhe po punohet për bllokimin e llogarive të tyre bankare.

Shehaj tha se janë sekuestruar tre aktivitete biznesi, pesë automjete dhe një mjet lundrues, në pronësi të familjes Habilaj.

Shehaj deklaroi se policia e Vlorës ka referuar në Prokurori materialet për dosjen Habilaj, për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu Shehaj u shpreh se policia po vijon kontrollet në disa objekte dhe prona, të cilat u përkasin vëllezërve Habilaj.

Ndër të tjera, Shehaj tha se policia po vijon punën për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /CityNews

Lajmet e fundit nga