Takimi "kokë më kokë" i dy shqiptarëve më të pasur në botë/ Mësoni cilët janë
Dy shqiptarët më të pasur në botë kanë pasur takim kokë më k...
24 orët e fundit, që nga kërkimi i arrestimit për Saimir Tahirin e deri tek bufonada e stërgjatur e diskutimeve në komisionin e imuniteteve, treguan një zëri pamundësinë e Edi Ramës që të ndahet nga historia e përbashkët me Saimir Tahirin. Brenda kësaj periudhe kryeministi e tërhoqi etiketimin ?dru i shtrëmbër mes nesh?, i haroi premtimet për t?i hapur rrugë drjtësisë, e përbuzi krahasimin e preferuar, se ai nuk ishte njësoj me Berishën, që i vinte flakën vendit për të mbrojtur të vetët.
Menjëherë, me shpejtësi, u krijua një panoramë tjetër.
Pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafa e quajti kërkesën e prokurorëve politike dhe të paligjshme, mediat pranë qeverisë theksuan afërsinë e mbrojtësve të akuzës me Saliun madje dhe me Shkëlzenin, para parlamentit u organizuan protesta militantësh të revoltuar. Në këtë linjë u përqëndrua edhe sjellja e deputetëve socialistë në komisionin e imuniteteve. Ata pretendonisn se prokuroria kishte filluar çështjen me nxitim, vetëm nga ato që kishte parë në media dhe se nuk kishin asnjë provë reale për atë që po ndodhte.
Pas kësaj piruete të fortë në qëndrimin e Ramës shumëkush filloi të ngrejë hipotezat se përse e bëri kryeministri një kthesë të tillë.
Mendjet më konspirative hodhën dyshimin se Tahiri kishte materiale me anë të të cilave e mbante të shantazhuar ish shefin e tij. Ai kish qenë ministri i brendëshëm më jetgjatë në kohën e demokracisë, ai ishte akuzuar shpesh për përgjime private dhe si i tillë, dyshohej se mund të kishte ?bomba? kompromentuese për pjestarët e qeverisë ku bënte pjesë, përfshirë edhe kryeministrin.
Një hipotezë e dytë e shpjegon marrjen në mbrojtje të ish ministrit të brendëshëm me një lojë të thjeshtë politike. Duke e paraqitur Tahirin si viktimë të prokurorëve pranë Berishës, duke e shitur këtë si një çështje e cila po përdoret për përfitime politike nga opozita, Rama tentoi të shmanget nga një problem real. Në vend që problemi të shtrohej: jeni me ligjin apo me trafikanëtët; ai po pozohej me kokë poshtë: jeni me PD apo jeni me PS-në.
Por, përpos këtyre dy versioneve, që janë më tepër hamendësime pa prova, ka një hipotezë tjetër që e bëri Ramën të ndryshojë qëndrim për Tahirin. Dhe kjo lidhet me faktet konkrete të dosjes. Nga provat që njihen deri më tani, nga përgjimet me të cilat është ushqyer për tre ditë me radhë publiku, madje edhe nga ato që mbajtën prokurorët në sallën e parlamentit (për hir të së vërtetës ata ishin larg të qenit bindës), nuk ka asnjë argument ligjor që mund ta shpjerë në burg Tahirin.
Thënë këtë, nuk ka diskutim se ai ka qenë i lidhur me Habilajt, nuk e ka lënë rastësisht Audin e tij në përdorim të tyre, nuk i ka lënë pa vetëdije të bëjnë trafikun e drogës dhe armëve përmes Adriatikut. Por, tjetër është bindja jonë se Tahiri është i implikuar me trafikantët e arrestuar dhe tjetër provat ligjore se ai është fajtor për ato që akuzohet.
Me aq sa dimë deri më tani, Saimir Tahiri mund të dënohej vetëm për një fakt. Ai mund të shkonte pas hekurave sepse si ministër i brendëshëm, kur pati një denoncim për drogën e Habilajve, nuk bëri detyrën e tij, të hetimit, përgjiimit (siç bënë italianët për katër vjet) dhe arrestimit të tyre, por përkundrazi u angazhua për burgosjen e denoncuesit të tyre Dritan Zagani.
Pra mbi shpinën e Saimir Tahirit mund të rëndojë vetëm akuza se shfrtëzoi postin për të humbur gjurmët e trafikantëve.
Por nëse Tahiri bugosej vetëm për kaq, me të njëjtën masë dhe me të njëjtin stardart duhet të hetohej edhe të burgosej edhe Edi Rama. Kur plasi skandali i Zaganit, Rama u mundua po aq sa edhe ministri i tij për të fshehur gjurmët e krimit. Përpos faktit se këshilltarët e vet ushtruan presion në media për ta çensuruar intervistën e Dritan Zaganit, përpos faktit se ky i fundit përfundoi pas hekurave, ka edhe një fakt më të rëndë. Menjëherë pas denoncimit shokues të Dritan Zaganit në shtator 2015, kryeministri organizoi një shoë butaforik në pallatin e kongreseve. Po të shikohet videoja poshtë e Lapsi.al, fjalët që Rama thotë kundër Zaganit janë të frikshme. Del e qartë që ai, si shef i Tahirit, si lider partie dhe si kryeministër, është përpjekur me mish e me shpirt për të krijuar alibi për kriminelët. Siç shihet hapur në videon poshtë, ai i ka bërë thirrje publike një salle mbi 2000 policë të mos hetonin në atë pistë. Në thelb alibia që ai krijoi në shtator 2015, është e ngjashme me morinë e alibive që Berisha prodhoi pas 21 janarit.
Po atëhere, nëse Tahiri sot shkonte në burg se ka mbrojtur Habilajt dhe ka dënuar denoncuesin e tyre, a nuk do ishte i njëti standart i vlefshëm edhe për Edi Ramën?
Pikërisht kjo pyetje dhe fakti se kryeministri i ka mbrojtur me zë dhe figurë Habilajt e ka lidhur fatin e tij pazgjidhshmërisht me Tahirin. Dhe kjo shpjegon piruetën e tij 180 gradëshe dhe tërheqjen nga gafurrjet që bëri një ditë më parë. Pasi është njohur me dosjen dhe pasi ka kuptuar se ish ministri mund të dënohet për një krim të cilin e ka bërë edhe vetë, Rama i dha urdhër të tijve të bënin prapaktheu. Midis njollosjes politike dhe përgjegjësisë penale ai zgjodhi të merrte mbi vete riskun e parë./Lapsi.al
Dy shqiptarët më të pasur në botë kanë pasur takim kokë më k...
Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim B...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zbuluar një fakt të ri lidhu...
Veprat e tij ç’njerëzore kanë qenë shenjë e qartë se kishim ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një dalje pë...
Nëse do të ballafaqohet numri i personave të regjistruar nëp...
Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj ka shpërthyer pas vendimit...
Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka ...
Pak m inuta pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Man...
Pas një fushate 30 ditëshe për zgjedhjet lokale, në Kosovë k...
Pas shumë kohësh diskutimesh për ndalimin e komenteve negati...
“Ja 5 provat që arrestonin Tahirin por që po i shkatërron Ta...
Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kës...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, në n...
Pas nja seance disa orëshe më dyer të mbyllura ka përfunduar...
Që prej disa orësh mbledhja e Këshillit të Mandatëve vijon p...
Qeveria spanjolle ka vendosur shfuqizimin e qeverisë rajonal...
Drejtori i Policisë së Rendit në Policinë e Shtetit, Albert ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Pas lajmit se Xhuvanaq Gjylameti kishte përgjuar mbledhjet e...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...