LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Mazhoranca dhe opozita betejë për prangat ndaj Tahirit

21 Tetor 2017, 15:47, Aktualitet CNA

Që prej disa orësh mbledhja e Këshillit të Mandatëve vijon punën e saj me dyer të mbyllura për çështjen e ish-ministrit Tahiri.

Burimet për ?Report Tv? bëjnë me dije se gjatë mbledhjes debatet kanë vijuar midis përfaqësuesve opozitarë dhe atyre të Partisë Socialiste.

Mësohet se palët kanë kundërshtime midis tyre pasi pala socialiste kërkon vetëm hetimin e ish-ministrit dhe deputetit e PS-së, ndërsa përfaqësuesit demokratë kërkojnë arrestimin e tij nën arsyetimin se prokuroria ka paraqitur prova të mjaftueshme për heqjen e lirisë.

Ndërkohë mbledhja vijon në pritje të rezultatit përfundimtar, pro ose kundër heqjes së imunitetit dhe arrestimit të Saimir Tahirit. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga