LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për sigurimet shoqërore/ Kërkohet shfuqizimi i nenit që diskriminon burrat

21 Tetor 2017, 11:24, Aktualitet CNA

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentash Ligjin për Sigurimet Shoqërore.

Ky ligj u dërgua në gjykatën më të lartë në vend nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, e cila kërkon shfuqizimin e një neni që përcakton se vitet e arsimit të lartë të kryera nga viti 2000-2034  do t?u njihen si kontribute (vetëm për pension) vetëm grave.

?Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, ndryshuar me ligjin nr.99/2016, njofton se kërkesa nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me objekt: ?Shfuqizimi si antikushtetues i nenit 91/4 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, në pjesën ku parashikon se, vetëm femrat mund të përfitojnë periudhë sigurimi për efekt llogaritjeje pensioni për afatin e kryerjes së studimeve të shkollës së lartë, duke përjashtuar nga kjo e drejtë meshkujt?, është nën shqyrtim dhe ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentash?, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Ligji për Sigurimet Shoqërore ka ndryshuar për herë të fundit në vitin 2014. Ky ligj rregullon marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore. Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga: sigurimet shoqërore të detyrueshme, sigurimi shoqëror vullnetar, sigurimi shoqëror suplementar, pensionet shtetërore të posaçme, pensionet sociale dhe fondet profesionale dhe fondet e pensionit vullnetar. Sigurimi shoqëror i detyrueshëm është jofitimprurës dhe mbron me të ardhura personat e punësuar në lidhje me paaftësinë e përkohshme në punë për shkak të sëmundjes, barrëlindjen, pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes, aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale, papunësinë. Sigurimi shoqëror i detyrueshëm mbron gjithashtu me të ardhura personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësi dhe të vetëpunësuarit), në lidhje me barrëlindjen, pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes./ CityNews

Lajmet e fundit nga