LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katalonjës i hiqen kompetencat/ Zgjedhje të parakohshme

21 Tetor 2017, 15:37, Aktualitet CNA

Qeveria spanjolle ka vendosur shfuqizimin e qeverisë rajonale të Katalonjës dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy u konsultua me senatin e tij pas një takimi të krizës të kabinetit qeveritar spanjoll, që i heq kompetencat qeverisë rajonale të Carles Puigdemont.

Sipas Rojay brenda gjashtë muajve do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Katalonjë.

Portali informativ, ?eldiario.es?, shkruan se Kryeministri spanjoll dhe socialistët opozitarë që në këtë çështje janë të bashkuar, kanë arritur ujdinë që zgjedhjet të zhvillohen në janar./CityNews

Lajmet e fundit nga