LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonin automjetin në gjendje të dehur/ Në pranga dy shtetas

21 Tetor 2017, 10:27, Aktualitet CNA

Ditën e sotme Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në zonën e Lushnjes, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtatsve.

Ata janë Sh.M., 46 vjeç, banues në lagjen ?Nr 2? Tiranë dhe J.Z., 23 vjeç, banues në lagjen ?20 Tetori?  Lushnje.

Arrestimi i tyre është bërë pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur .

Arrestimi i Sh.M. u bë pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, u kap duke drejtuar motomjetin tip “Fiat” me targa TR 4568 E, në gjëndje të dehur në masën 0.77 mg/l.

Ndërsa arrestimi i J.Z. u bë pasi në lagjen “Loni Dhamo”, u kap duke drejtuar mjetin tip ?Benz? me targa AA 343 KC, në gjëndje të dehur në masën 0.67 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal. /CityNews

Lajmet e fundit nga