LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i Boom/ Djegia e mbeturinave po helmon banorët e Çorumit

20 Tetor 2017, 17:51, Aktualitet CNA

Emisioni BOOM në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme masakrën mjedisore në fshatin Çorum të njësisë Luz i Vogël në Kavajë.

BOOM udhëtoi drejt këtij fshati në gusht të këtij viti pas denoncimit të marrë nga banorët se mbeturinat e grumbulluara në harkun kohor të dy viteve po digjeshin në një pikë grumbullimi të paligjshme.

Zjarri u ishte vënë në dy javët e para të gushtit. BOOM pa nga afër situatën alarmante, ku tymi dhe era e keqe kishte ?pushtuar? zonën.

Kryetari i bashkisë Kavajë deklaroi për BOOM se prej ditës së parë që kishte marrë detyrën kishte bllokuar hedhjen e mbeturinave.

Ai tha gjithashtu se kishte vënë në dispozicion të gjitha mjetet për të fikur zjarrin dhe çështjen e kishte referuar në prokurori në lidhje  me shfrytëzimin e atij vendi si landfill dhe deri në përfundim të hetimeve nuk  mund të ndërhynte  për rehabilitimin e zonës.

Një muaj më pas BOOM u rikthye sërish në këtë fshat, ku edhe pse nuk vazhdon hedhja e mbeturinave të reja, ato aktualet në vendngrumbullim vijojnë të digjen dhe tymi i tyre po helmon banorët e zonës.

BOOM në fshatin Çorum, gusht 2017

Situata në fshat ishte tepër e rëndë, era e keqe dhe tymi kishte pushtuar zonën, vatrat e zjarrit ishin ende te pashuara. Qëndrimi në atë vendgrumbullim ishte përshpejtim vdekje.

BOOM iu drejtua fillimisht Njësisë Administrative të Luzit të Vogël por nuk gjeti aty administratorin. Më pas shkuan në Bashkinë e Kavajës dhe pas një komunikim në telefon me kryebashkiakun Isa Sakja, ky i fundit tha se ndodhej bashkë me administratorin e Luzit të Vogël në Tiranë.

Sekretarja: Administratori është në Bashki, nuk më la orar se kur vjen ?

Në telefon me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Isa Sakja: Administratori i Njësisë  Luz i Vogël  është në një vizitë pune me mua në Tiranë.

Në lidhje me problemin e fshatit Çorum dhe djegies së mbeturinave aty, kryetari i Bashkisë Isa Sakja tha për BOOM se ajo pikë grumbullimi është e paligjshme dhe ka bërë kallzim në Prokurori.

Sipas tij edhe zjarrëvënia është e qëllimshme nga persona që preken nga ky kallzim.

Sakja: Që ditën e parë që kam filluar punë në Bashkinë e Kvajës, kam bërë bllokimin e fushës së depozitimit të mbetjeve  urbane pasi  ajo fushë nuk plotëson asnjë lloj  kushti  dhe ka qenë një fushë depozitimi në të zezë.Nuk figuron fare në asnjëlloj inventari si pronë e Bashkisë së Kavajës. Ka qenë pa leje mjedisore dhe nuk ka patur as leje ndërtimi, komplet një fushë në të zezë. Eshtë pronë publike, pronë e Bashkisë Kavajës si truall  dhe për këtë gjë unë personalisht, Inspektoriati Ndërtimor Vendor, Policia Bashkiake  kemi bërë kallezim penal në Prokurorinë e Kavajës për ish-Administratorin  e Njësisë Adminstrative Luz i Vogël z. Altin Tafa të cilin  e kam shkarkuar nga detyra për të njëjtin motiv.Aktualisht që flasim Prokuroria e Kavajës po kryen  hetimet dhe presim konkluzionet  në të cilat do të dalë Prokuroria e rrethit.Flaka i është vënë nga ata  persona  të cilët preken nga kallëzimi penal që unë kam bërë në Prokurorinë e Kavajës.

Gazetarja: Pra kemi të bëjmë me një zjarrëvenie të qëllimshme?

Sakja: Po, besoj që po! Kemi dërguar në vendngjarje zjarrëfikset të cilat për dy ditë rresht janë munduar të fikin flakët, kemi kërkuar ndihmë edhe për një helikopter që të na vihet në dispozion për fikjen e flakëve por terreni është shumë i vështirë pasi siç e keni parë dhe ju përveçse është e mbushur fusha me mbetje urbane, ka patur edhe shumë germime dherash dhe ne nuk mund të ndërhyjmë për të rehabilituar zonën pa mbaruar hetimin Prokuroria e Kavajës.

BOOM rikthehet sërish pas një muaji në Çorum

Ka kaluar më shumë se një muaj nga koha kur BOOM ishte në fshatin Çorum të Kavajës por emisioni investigativ ju rikthyer sërish problemit të djegies së mbeturinave atje pasi situata për fat të keq nuk është përmirësuar.

Në pikën e grumbullimit mbeturinat vazhdojnë të digjen që prej muajit gusht.

Lajmi i mirë që BOOM mori  nga banorët e këtij fshati është fakti se të paktën nuk hidhen më mbeturina.

Lajmet e fundit nga