LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Loja e Adriatik Llallës për arrestimin e Saimir Tahirit

20 Tetor 2017, 09:01, Aktualitet CNA

Pasi ka mbërritur në Kuvend kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit  ka ngjallur dyshime të shumta.

Sipas prokurorëve dhe ekspertë të fushës, veprimet e prokurorisë duket se i ngjajnë një lufte politike sesa veprimeve proceduriale, shkruan gazeta Sot.

Sipas rregullores së Kuvendit, në rastet kur kërkohet heqja e imunitetit, prokuroria duhet të dorëzojë dokumente shoqëruese që vërtetojnë akuzat e ngritura.

Prova e vetme e Prokurorisë, ndryshe nga përgjimet italiane  është se pretendohet që Saimir Tahiri ka bërë katër kalime jashtë shtetit nën shoqërine  e Artan Habilaj.

Të dhënat e sistemit ?TIMS? në datat për të cilat flet prokuroria  ka mospërputhje.

Sipas të dënave rezulton se Tahiri në këto data ka dalë jashtë vendit nën shoqërinë e familjes së tij, por në të njëjtën periudhë rezulton se ka dalë jashte vendit dhe Artan Habilaj dhe ai nën shoqërinë e familjes së tij.

Kjo do të thotë se është bërë diccka e paligjshme që inkriminon ministrin.

Një gje tjetër kompromentuese  është se Llalla bazohet mbi përgjimet e autoriteteve italiane të cilat sipas eksperëve nuk mund të përdoren si prova.

Në dokumentin që prokuroria dorëzoi, rezulton se bazohet në atë çfarë ka publikuar media.

Sipas tyre janë 6 prova? 2 raste kur në përgjime përmendet Tahiri , 2 raste kur Habilajt janë kapur me drogë, rasti që Tahiri i ka shtitur makinën  dhe rasti kur Habilaj dhe Tahiri rezultojne ne ?TIMS? që kanë kaluar kufirin në të njëjtën ditë.

Goditja ndaj Tahirit duket se është një lojë e dyshimtë e Llallës./CityNews

Lajmet e fundit nga