LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja bosi i drogës që u lirua dy muaj më parë nga prokuroria

20 Tetor 2017, 20:03, Aktualitet CNA

Teksa diskutonin për çështjen ?Tahiri? në studion e emisionit ?Studio e Hapur? në News 24, dy gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala zbuluan emrin e një bosi droge që sipas referencave të tyre është lënë i lirë.

Në fjalën e tij Artan Hoxha deklaronte se prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për të arrestuar Tahirin, gjë që sipas tij duhet ta bënte edhe me krerë të tjerë policie, duke i kujtuar Lalës rastin e një personi, që ishte liruar padrejtësisht.

?Artan Hoxha: Kush ka dalë para 2 mujash nga burgu?

Klodiana Lala: Po e di shumë mirë, rasti i Renato Caushit?

Renato Çaushi, i akuzuar si ?bossi? i kanabisit në Jug njihej edhe si shok i të ndjerit Elton Çiço. Ky i fundit u arrestua më 3 qershor si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali, nën operacionin e koduar ?Viluni?, por u lirua nga apeli i Krimeve të Rënda. /CityNews

Lajmet e fundit nga