Connect with Us

Ish-ministri i Ramës: Mbledhja tregoi se kush guxon të hetojë qeverinë do ta hajë

Aktualitet

Ish-ministri i Ramës: Mbledhja tregoi se kush guxon të hetojë qeverinë do ta hajë

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, pas vendimit të Ruçit për të shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të vendoset për heqjen apo jo të mandatit ë deputetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Manjanit, mbledhja e sotme ishte një kërcënim për të gjithë ata prokurorë që guxojnë të hetojnë qeverinë.

“Ishte një kërcënim serioz i gjithë trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve që kush guxon të hetojë qeverinë e sotme, do ta hajë, si e doni kërcënimin ju? Ja këtu e dëgjova, te sjellja juaj, te gjykimi që i bëni prokurorisë, kur nuk përgjigjeni pozitivisht kërkesave. Rama dhe Saimiri kanë qenë dy nga llafollogët politikë edhe për shkak të detyrës, shumë ekstrem ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, unë kam pasur debat me të dy për këtë çështje dhe i qëndroj se s’ka punë qeveria të anatemojë prokurorët apo gjyqtarët”, – deklaroi Manjani në emisionin “Byro politike”. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Anketa/ Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale.

Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.

Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre.

Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo sipas tyre shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.

Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta.

Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale.

Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.

Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendim-marrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.

Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë zërin formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

LEXO EDHE:  “Iku Lena erdhi Prena…”/ Ish-ministri i Ramës bën parashikimin e zymtë: Nuk ka asnjë dritë shprese

LEXO EDHE:  "Çfarë ndodhi gjatë Samitit në Berlin"/ Vasili zbulon prapaskenat

Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.

Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet.

Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.

Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg.

Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.

Më shumë se gjysma e tyre shprehen problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Basha: Kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Kurbin u ka bërë thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë numrin 9.

Më tej, Basha u shpreh se për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ketë një proces vlerësimi në transparencë të plotë.

“Shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Sot nga ky shesh është vendi ti them të gjithë të dëmtuarin nga tërmeti se detyra e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër  do të jetë vlerësimi në trasprencë dhe kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ejani bashkohuni me shpresën. Më 25 prill, ne të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Më 25 prill, shqiptarët do largojnë me votë Edi Ramën. tetë vjet dështime dhe guxon e vjen prapë e kërkon edhe katër vite të tjera mandate.

Ne e duam Shqipërinë në BE, ndërsa Rama pasuron pak oligarkë në kurriz të shqiptarëve.  Edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi i vendit. Më prekin lotët e prindërve që kanë fëmijët në emigracion. Bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton dhe Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore”, u shpreh Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Betohu se më ke dashtë”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës: Duhet me e korrigjuar

Publikuar

-

Nga

Para pak kohësh në mediat rozë u përfol për një lidhje  mes Ana Lleshi dhe Arsimit. Këto lajme në një farë mënyre u pranuan edhe nga dy protagonistëve, por mesa duket lidhja e tyre ka përfunduar.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. “Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distance.

Para se kjo lidhje të përfundonte, Arsimi i kishte dedikuar një këngë Anës , për të cilën është penduar. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”./CNA.al


LEXO TE PLOTE