LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari që intervistoi Dritan Zaganin ka disa pyetje për Tahirin

20 Tetor 2017, 08:05, Aktualitet CNA

Basir Çollaku, gazetari që intervistoi ish-oficerin e antidrogës që akuzoi ministrin e Brendshëm në atë kohë për lidhje me trafikun e drogës, ka shtruar pyetjet e munguara në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut për Tahrin.

Në një koment në rrjetet sociale, Basir Çollaku theksoi se kishte shumë pyetje të cilat nuk ju drejtuan Saimir Tahirit. Më tej gazetari thekson.

Tahiri nuk shkoi ne “Opinion” te pyetej..Une nese do te isha do te pyesja … Fevziu tha mbreme ne emisionin e tij “Opinion”se ka kontaktuar gazetarë për të pyetur Saimir Tahirin në studio, por ata kanë refuzuar…

Ne duhet dhe i njohim keto gazetare qe kane refuzuar, jane te gjitha ata qe nuk kane refuzuar dhe e kane mbrojtur rregullisht. Disa prej tyre i kam pasur une perballe kur e mbronin me shpirt nder dhembe, e pasion nder xhepa, gjate denoncimit ne nentor ne vitin 2015..

Sigurisht moderatori vendos vete ke te kontaktoje. Por ne emision mbreme, shume pyetje interesante munguan ne adrese te ish-ministrit.. Dhe jo se nuk diheshin por nuk duheshin bere, per te mos e renduar te ftuarin..

Disa nga pyetjet.. Z ish-minister perveç kusherinjve Habilaj te grades 10 ke pasur kusherinj te grades 1 prane drejtorit te Policse Fier me pas drejtor ne Tirane?

20 numrat e telefonit te organizates “Habilaj” qe u derguan nga dy here per pergjim nga infot e antidroges Fier, perse fikeshin kaq magjisht kur shkresa mberrinte ne Tirane?

Perse A. Dalipi nuk pergjohej, nuk kontrollohej ne banese e ne skafe, ndonese kishte te dhena te bollshme per aktivitetin e tij kriminal te trafikut te droges dhe armeve?

Perse skafi i trafikanteve qendronte i ankoruar ne molin ku ishin 20 cm ngjitur skafet e policise (foton e kam publikuar une ne 2015) ?

A e dini se SHÇB, vartesit tuaj kane kercenuar oficeret e antidroges dhe ju kane kerkuar para?

A keni pasur dijeni dhe a keni qene ndikues ne kanosjen neper burgje te oficereve te antidroges, kur u dergohej ne qeli disa trafikante??

Perse Prokuroria nuk e jep vendimin e pushimit per te cilin ju z ish minister u krenuat si i pafaj, ndonese ne te thuhet se makina Audi ende ishte nen emrin tuaj?

Keni deklaruar publikisht se nese Habilajt jane trafikante droge do te kerkonit falje publike se u keni shitur makinen tuaj trafikanteve te droges, perse nuk e bete??

Perse Ana Pogi dhe Michele Grillo dy ish drejtues te misionit italian Interforca iken me emergjence e te dyshuar ne shume implikime ne çeshtje te trafiqeve e pergjimeve?

Madje djali i Grillos erdhi dhe u punesua tek Deloit ne Tirane!!!?? A keni ndikuar me ish kolegun tuaj ne Itali qe te mos vije te deshmoje ne gjyq ne Shqiperi oficeri italian, te cilin e pengonin ta bente kete deshmi ndonese ai ishte i gatshem?

A kishte te dhena se dikush apo disa nga keta miq italiane e shqiptare vinte dore dhe hiqte emra te kerkuarish nga lista e Interpolit dhe me pas shperblehej me prona e para?

Perse policia qe ishte e plot informuar nuk kontrollonte pronat e diplomateve dhe zyrtareve te larte italiane ne Shqiperi dhurata te trafikanteve?

A diheshin se paku kater organizata te forta kriminale ne Fier dhe Vlore qe benin e bejne kerdine ne trafikun e kokaines dhe heroines dhe kane mbeshtetje politike te thekur?

Se mos do permendej dhe nje arrestim tjeter keto dite ne Greqi A. SH, nje trafikanti te madh droge prej 20 vitesh..? Mbase u bene shume pyetje…se ka dhe plot te tjera…./ CityNews

Lajmet e fundit nga