LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet shqiptari vrasës i fermerit italian

20 Tetor 2017, 10:02, Aktualitet CNA

Karabinierët arrestuan Roland Tushillën nga Maqellara e Dibrës me akuzën e vrasjes (shtator 2015) të Pasquale Guarinos, një fermeri, që e kishte punësuar Rolandin në fermën e vet.

Rolandi me dy bashkëpunëtorë të vet (njeri i shpallur në kërkim dhe tjetri ende i paidentifikuar) i zunë pritë fermerit në plantacionin e pjeshkëve, kur po kthehej, pasi kishte shitur një sasi frutash e perimesh në qytezën Maddaloni. Me grushta, shkelma e qytën e armës përleshen me Paskualen dhe i marrin 3 000 euro të fituara nga shitja e fruta-perimeve. Paskuale jep shpirt pak më vonë nga plagët e marra.

Roland Tushilla në vitin 2015 po ashtu ka plagosur kushëririn e vet 38 vjecar Ylber Tushillën, të shoqen dhe vajzën e vogël të tij në sherr e sipër për pronën./CityNews

 

Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga