LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimet e sotme të Çakos të pavend/ Duhej të jepte dorëheqjen

19 Tetor 2017, 09:53, Aktualitet CNA

Në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati Basha ka hedhur akuza edhe ndaj drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit, Haki Çako.

Sipas Bashës, deklaratat e sotme të tij ishin të pavend dhe të vonuara.

“Dua të dënoj përpjekjet e Çakos dhe kupolat e policisë së shtetit për të tërhequr vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm, i cili ndodhi deri në momentin kur nuk e parandalonin dot. Opozita ka denoncuar prej 1 muaji ngjarjet e rënda të Elbasanit. 4 tonshi i kapur sot në Vlorë është maja e ajsbergut. Ka vetëm një rrugë për ta nxjerr vendin nga kriza, largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë anti-mafia, që përmes reformës zgjedhore do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme,? tha Basha.

Gjithashtu Basha tha se ashtu si dhe gjithë kupola e policisë, edhe ai duhej të ishte para drejtësisë dhe minimumi duhej të kishte dhënë  dorëheqjen.

?Por kjo nuk ka për të ndodhur për sa kohë në krye të ministrisë së Brendshme është një person me konflikt interesi si Fatmir Xhafa, vëllai i kreut të klanit tjetër mafioz në Vlorë, Agron Xhafa?- tha ndër të tjera Lulzim Basha./ CityNews

Lajmet e fundit nga