Connect with Us

Tahiri tregon dokumentin e parë që hedh poshtë akuzat e Prokurorisë

Aktualitet

Tahiri tregon dokumentin e parë që hedh poshtë akuzat e Prokurorisë

Publikuar

-

Ish-ministri i Brendshëm, Simir Tahiri, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ka folur për situatën e krijuar nga rrjedha e fundit e ngjarjeve pas arrestimit të narkobandës së Habilajve.

Ai nxorri një dokument të Prokurorisë, ku tregohej se ai kishte informacion të plotë në lidhje me mjetin e tij, dhe sipas dokumentit të lëshuar nga Prokuroria shqiptare dha disa detaje se ky institucion theksonte se makina e tij nuk ishte e përfshirë në trafik droge.

Ai tha se i kishte kërkuar këto verifikime pas akuzave të hedhura nga ish-shefi i Antidrogës Dritan Zagani. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    20 Tetor, 2017 at 6:31 am

    Ai hetim ashtu sic gjoja te nxorri te pafajshem dhe more ate dokument,po ashtu nxorri me faj zaganin qe u detyrua te arratisej

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shqiptarët në kampin “Al Hol”/ Meta: Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët në kampin “Al Hol”?! Meta/ Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Presidenti Ilir Meta u pyet  lidhur me fatin e shqiptarëve, që ndodhen në kampin “Al Hol”, në Siri.

Presidenti ka refuzuar të jap detaje dhe e ka konsideruar një çështje mjaft sensitive që sipas tij nuk mund të trajtohet në publik.



“Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i “vërsul” Ramës, Monën/ Edhe vrima e vrimës së miut do të duket e vogël

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ka drejtuar paralajmërime të forta sot kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa i ka lënë drejtimin e partisë së themeluar nga vetë ai, gruas së tij, Monika Kryemadhit, Meta i drejtoi një mesazh të qartë Ramës.



Meta duket se i ka “vërsulur” Monën, Ramës, ndërsa theksoi se gratë në Shqipëri, të bëjnë të duket e vogël edhe vrima e vrimës së miut.

LEXO EDHE:  Zvarritet “Elvis Roshi”/ Gjykata tallet me dekriminalizimin

“Tani, mirë keq, ju e keni presidentin. Po të ishit të sigurt që të mos e kishit presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar burrat në këtë vend, gratë e Shqipërisë do jua kalonin grave të Bjellorusisë. Se kur ngrihen ato që se kanë parë kurrë demokacinë. Gratë e Shqipërisë do tju bëjnë që edhe vrima e vrimës së miut do ju dukej e madhe.”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “kërcënon” Ramën dhe Bashën?/ Të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit të autobusit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish sot me tonte mjaft të forta, kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës së përjavshme për mediat, Meta e krahasoi situatën politike në vend me një pengmarrje në autobus.

Meta tha para gazetarëve se të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit, kur ai nuk pranon të vendosë kontakte dhe të shpëtojë pengjet.



Me tone të forta, ai theksoi se nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Ilir Metës, as për kokën e Edi Ramës apo të Lulzim Bashës.

“Qëndrimet e Presidentit kanë qenë të gjitha të qarta, se çfarë do të bëjë mazhoranca, është puna e saj dhe unë s’i pengoj dot të bëjnë vendime të marra. Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja evropiane të merret peng për shkak të një bande oligarkësh, banditësh, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kam qenë dhe kryeministër dhe jam ndeshur me situata të vështira. Ju e dini që kur një person merr peng një autobus, përpiqesh të vendosësh me të një kontakt që të shpëtojnë të gjithë, edhe qytetarët, por edhe pengu mos të ketë fat të keq. Por kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta dhe askush nuk do ta ketë fajin, nëse do të ketë të zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet populli.

LEXO EDHE:  Nis Shkolla Bazë e Policisë/ Tahiri: Krimi luftohet me dije dhe me mendje përpara se të luftohet me forcë

LEXO EDHE:  Zvarritet “Elvis Roshi”/ Gjykata tallet me dekriminalizimin

Nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Metës, as të Ramës apo Bashës, Shqipëria ka qenë përpara nesh dhe do të mbijetojë sërish. Nuk do të ketë lojëra, nuk do të ketë më as marrëveshje kundër zgjedhjeve, është vetëm marrëveshja e 5 qershorit, dhe e vetmja gjë që i shtohet është hapja e listave 100%. Tani do të iki në Dibër, në vendlindjen e Elez Isufit, që gjithë jetën e tij luftoi kundër gjithë pushtuesve dhe ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do iu takojë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme.’-tha Meta.

LEXO TE PLOTE