LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i BOOM/ Bashkia than për ujë fshatin për të furnizuar qytetin

19 Tetor 2017, 18:59, Aktualitet CNA

Fshati Lojme në Kukës rrezikon të falimentojë, pasi bashkia e këtij qyteti po i merr burimin e vetëm që ka ky fshat qoftë për ujin e pijshëm, qoftë për ujin vaditës.

Fshati ndodhet vetëm 15 km nga qyteti i Kukësit, por asnjë projekt për ujin nuk është bërë për këtë fshat.

Banorët thonë se janë 70 familje dhe qindra krerë bagëtish që jetojnë me të vetmin burim uji, që bashkia kërkon ta marrë dhe t?ia japë qytetit.

Bashkia thotë se është përfshirë në projekt e gjithë zona e fshatit Lojme, ndërsa Agjencia e Ujesjellësit thotë të kundërtën.

Ndërkohë firma që po kryen punimet nuk është e pajisur me lejën për Vlerësim të Ndikimit në Mjedis.

Banori 1: Në maj të 2017 ka vazhduar projekti, ne jemi paraqitur në bashki dhe na kanë thënë të parqesim kërkesën cfarë kërkon. Pas kemi përaqitur kërkesën kryetari i bashkisë na ka kthyer përgjigje që fshati Lojme të zhvendoset, pra i ka bërë kërkesë prefektit dhe kryeministrit.

Gazetarja: Ku do t?iu çojnë?

Banori 1: Nuk e dimë. Shkuam edhe në prefekturë. Prefekti na ka dhënë një përgjigje si fshat që të merret uji sipas projektit dhe këta banorë mos cënohen. Ne nuk e kuptojmë tani si të merret uji ? Me këtë ujë ne vaditim 50 ha tokë. Nuk ka ardhur asnjë i bashkisë të na sqarojë që ky ujë është kaq litra në sekondë.

Banori 2: Nuk kemi marrë zgjidhje prej askujt. Vetëm shko te bashkia, të Ujësjellësi?fjalët më të kqija na kanë thënë.

Banori 3: Jemi shumë të brengosur për ujin e pijshëm dhe vaditës. 800 krerë dhi bashkë me dele, 150 krerë lopë dhe 70 familje që banojnë këtu jetojnë me këtë ujë. Ka 6 muaj që na vërtisin.

Intervista me punonjësin e bashkisë Kukës.

Gazetarja: Si jeni? Ne kemi ardhur për një problem në fshatin Lojme. Kush do të na përgjigjet?

Bashkia Kukës: Ja, tako ata. Ai është specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, investitorët, kompania që bën investimin atje. Mirë është të takosh ata sepse i dinë të gjitha problemet.

Gazetarja: Ju si Bashki nuk keni asgjë?

Bashkia Kukës: Bashkia i ka mbështetur ata banorët siç kanë bërë kërkesën, ia kemi çuar qeverisë që të shikohet mundësia të ndihmohen banorët e Lojmes.

Gazetarja: Banorët do të mbeten pa ujë?

Bashkia Kukës: Jo nuk është e vërtetë. Ata e shpjegojnë më mirë.

Intervista me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve: Shiko, projektin e ka bërë Bashkia e Kukësit, na e ka sjellë ne në Tiranë dhe Bashkia e Kukësit ka dhe ata të Lojmes dhe qytetetarët e Kukësit, është e njëjta Bashki dhe nqs nuk i intereson. I kemi thënë që të bëjnë dhe një projekt për Lojmen që të marrin dhe ata ujë, bashkë me këtë projekt të jetë dhe projekti i Lojmes. Atje janë 300 litra dhe 50 litra merr Kukësi ndërsa 300 litra ngelin atje.

Gazetarja: E kanë përfshirë në fshatin Lojme apo jo?

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve: Shiko Jo! Bëjeni shtesë ju kemi thënë ne. Jemi dakort që ata të bëjnë shtesë dhe ne të aprovojmë fondin dhe të bëhet edhe për Lojmen një ujësjellës. Ta marrin ujin atje ku po bëjnë kaptazhin ne që marrim për Kukësin, të marrë dhe fshati.

Gazetarja: Pra kemi vetëm një projekt për të furnizuar qytetin?

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve: Për të marrë 50 litra për Kukësi nga 120 litra që kishte Kukësi të marrë dhe 50 të tjera shtesë. Projektin e ka bërë Bashkia Kukës, asnjë tjetër.

Intervista me Ujësjellës-Kanalizime në Kukës

Gazetarja: Ju keni një projekt që këta banorë të furnizohen me ujë në çdo shtëpi?

Administratori: Po moj është projekti që e ka zbatuesi. Janë 20 familje që anë të evidentuara dhe do të furnizohen me ujë në bazë të atij projekti që këto kanë në kontratë.

Gazetarja: Do furnizohen me ujë të pijshëm apo edhe për vaditje?

Administratori: Me ujë të pijshëm, ne do ulemi për një marrëveshje, e kanë bërë një në kohën kur ka qenë komuunë tani është bashki dhe do bëhet me Bashkinë marrëveshja sipas hapave ligjor. Në kohën e ujit, kur ne do të na duhet dhe atyre nuk u shërben, do e marrim ne ujin. Kur ju duhet atyre, do e marrin ata.

Gazetarja: Në dimër vetëm nuk ju duhet se në verë ju duhet.

Administratori: Ideja është që ata ta shfrytëzojnë tamam në kapacitet por jo ta shpërdorojnë.

Gazetarja: Dihet që uji ju duhet në verë më shumë edhe për banorët e fshatit edhe për qytetin.

Administratori: Ideja është të mos shpërdoojnë, aq sa u duhet atyre edhe për vaditje që të mos shpërdorohet uji.

Gazetarja: Nuk mendoj që kemi të bëjmë me shpërdorim, po shpërdorohet për vaditje?

Administratori: E shpërdorojnë edhe për vaditje. Megjithatë ata nuk do të diskriminohen. Do shqyrtohet kërkesa e tyre. Ata kanë një kontratë me D.P.U.K, ne jemi përfitues as nuk vendosim dot që të bëjmë, psh: ndrysho këtë projekt apo atë tjetrin. Ne kemi bërë një kërkesë, e ka bërë bashkia e mëparshme dhe zbatimi vazhdon tani. Të gjithë janë në bashkërendim të bashkisë.

Bashkia Kukës: Projektin nuk e ka hartuar bashkia zonjë. E ka hartuar Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, është tenderuar po nga ata, supervizohet po nga ata, punohet po nga ta dhe kaq. Bashkia është thjesht përfituare. Ne na dorëzojnë çelësin.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellësit: Projektin e ka bërë bashkia Kukës, asnjë tjetër.

Gazetarja: Nga ata mu tha që duhet të behet një projekt tjetër përsa i përket furnizimit me ujë për fshatin Lojme.

Bashkia Kukës: Po ç?më intereson mua oj burrnesh.

Gazetarja: Nga Ujësjellësit i Kukësit mu tha që bashkia duhet të negociojë me banorët përsa i përket përdorimit të ujit

Bashkia Kukës: Kur të përfundojë

Gazetarja: Si mund të lini një fshat, 70 familje atje pa ujë për vaditje

Bashkia Kukës: Po ku është lënë mo?! Nuk është ndërtuar atje, akoma ska mbërritur në fshatin Lojme.

Gazetarja: Po u ndërtua mori fund ajo

Bashkia Kukës: A ta sqaruan ata si është projekti?

Gazetarja: Projekti është që të marr Kukësi. Për fshatin ju kanë kërkuar një projekt të dytë, ndërkohë rrezikohet pjesa e vaditjes

Bashkia Kukës: Nuk është e vërtetë

Firma nuk është pajisur me lejen për Vlerësim të Ndikimit në Mjedis

Në lidhje me punimet që po bëhen në fshatin Lojme të Kukësit BOOM  u interesua që nëse firma që po kyren punimet është e pajisur me lejen VNM (Vlerësim të Ndikimit në Mjedis). Për tu pajisur me VNM bëhet aplikimi në ministrinë e Mjedisit ku kontrollohet nëse dokumentacioni është i rregullt dhe më pas kjo vjen në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ku dhe miratohet ose jo leja e firmës që do të kryjë punimet.

Kjo leje e përcaktuar nga ligji 10 440 datë 7.7.2011 i ndryshuar është i detyrueshëm për firmën që do të kryejë punimet. Aplimi për tu pajisur me leje mund të behet edhe nga pushteti vendor, në këtë rast bashkia Kukës.

Burime për emisionin BOOM bëjnë me dije që nuk ka patur asnjë aplikim për vlerësim të ndikimit në mjedis as nga firma Çaushi që ka marrë lejen e ndërtimit nga bashkia Kukës që në datë 5.2.2016 dhe as nga pushteti vendor bashkia Kukës.

Nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit iu është me dije si firmës ashtu dhe bashkisë Kukës që pa këtë leje nuk mund të kryehen ndërhyrje në mjedis. Po për fat të keq, as firmës as bashkisë Kukës nuk i ka interesuar dhe ka nisur nga puna.

 

Lajmet e fundit nga