LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri shpërthen ndaj Ilir Metës

19 Tetor 2017, 21:01, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka shpërthyer ndaj Presidentit Ilir Meta, për të cilin ai tha se ai u kap me bllok në dorë dhe duke kërkuar 7%-ësha, por sërish Prokuroria nuk bëri asgjë.

Tahiri u shpreh se përkundër fakteve që Prokuroria ka pasur për politikanë të ndryshëm, nuk i thirri qoftë edhe një herë dhe mbajti nën hetim, ndërsa vetëm duke u nisur nga një bisedë mes dy trafikantësh, ka kërkuar arrestimin e tij.

Ai i quajti Habilajt si dy barbonë, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe pse jo edhe të kalben në burg. /CityNews

Lajmet e fundit nga