Connect with Us

Pas kërcënimeve të Presidentit të Katalonjës/ Spanja anulon autonominë

Aktualitet

Pas kërcënimeve të Presidentit të Katalonjës/ Spanja anulon autonominë

Publikuar

-

Pas kërcënimit të presidentit Katalonas se do të shpallë pavarësinë, Spanja do të nisë pezullimin e autonomisë së Katalonjës të shtunën.

Zyra e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, tha se kabineti do të takohet për të aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës, i cili i lejon të marrë përsipër udhëheqjen e rajonit.

Në deklaratën e Zyrës së Rajoyt thuhet se qeveria e Spanjës do të vazhdojë me procedurat e përshkruara në nenin 155 të Kushtetutës, për të rivendosur ligjshmëri në vetëqeverisjen e Katalonjës.

Lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, tha se Parlamenti i rajonit do të votojë për pavarësi nëse Spanja “vazhdon shtypjen”.

LEXO EDHE:  Barcelona - Espanyol/ Formacionet e mundshme

Pas referendumit për shkëputje, më 1 tetor  të cilin autoritetet në Madrid e kanë shpallur jokushtetues, Puigdemont ka nënshkruar deklaratën për pavarësi, por më pas e ka pezulluar atë për t’i hapur rrugë dialogut me Qeverinë spanjolle.

Me aktivizimin e nenit 155 të Kushtetuës së Spanjës, qeveria harton një listë të masave specifike, me të cilat nis trasnferimin e përgjegjësive nga Katalonja në Madrid./CityNews 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Publikuar

-

Nga

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratave të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ku tha se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”.

Rama tha se nuk përbëjnë asnjë surprise, ndërsa me tone ironik, shtoi se “Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet”.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë, në cfarë formë që të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e Hënës në momentin që flet.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Çfarë di Britania e Madhe, që pjesa tjetër e Europës nuk e di?



Parlamenti vijon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vijojë që të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin gjedhor ndryshimet që ndodhën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një absurde që nuk e ka asnjë vend, në një që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore” tha Rama./CNA.al

 

LEXO EDHE:  4 Korriku/ Çfarë nuk dini mbi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk ndalet as ditën e Pavarësisë/ Tirana do Unazën e Madhe



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

LEXO EDHE:  Pavarësia/Meta uron Veselin: Ditë e shënuar

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Durrës/ Zbardhen detajet e para, viktima u konfliktua me shoferin e furgonit

Publikuar

-

Nga

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë është qëlluar me thikë në zemër.

Bëhet fjalë për Idajet Dullën 34 vjeç i cili është gjetur i vdekur te shinat e trenit.

Edhe pse ambulanca e ka marrë menjëherë trupin dhe e ka dërguar në spital, ka qenë shumë vonë që ai të mbijetonte.

LEXO EDHE:  Pavarësia/Meta uron Veselin: Ditë e shënuar



Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima është konfliktuar me shoferin e një furgoni për shkaqe banale.

LEXO EDHE:  Basha homazhe te ‘Dëshmorët e Kombit’/ Nderim atyre që dhanë jetën për pavarësi

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE