LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Rama: Ta harrojnë se do të na ndalin

19 Tetor 2017, 11:14, Aktualitet CNA

Pas shkarkimit të gjithë drejtorëve të Policisë së Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama përshendet shkarkimin e të gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan duke thënë se: ?Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s?ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s?ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit.?

Rama e quan të turpshme përpjekjen e e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit.

?Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi?, shkruan kryeministri.

Me tej në postimin e tij kryeministri Rama shprehet: ?Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t?i marrin shqiptrët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam – me shtet, punë, mirëqenie.?

Gjithashtu Rama bën një deklaratë të fortë në te cilën shprehet: ?Me mandatin e 25 qershorit, ne do t?i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s?ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi. Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë?./CityNews

 

Lajmet e fundit nga