LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeprokurori Llalla takim urgjent në Prokurorinë e Vlorës

19 Tetor 2017, 09:54, Aktualitet CNA

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, ka mbërritur me urgjencë në Prokurorinë e Vlorës.

Kjo lëvizje e kryeprokurorit vjen pas sekuestrimit të sasisë të madhe  të kanabisit në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.

Llalla është pritur nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit pritet të diskutohet edhe për dosjen ?Habilaj? dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.

Në këtë takim, kryeprokurori Llalla shoqërohet nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme do t?i drejtohet edhe Prokurorisë së Lushnjës.

Lajmet e fundit nga