LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri Brendshëm hedh akuzën e fortë/ Policia ishte në dijeni të grupeve të drogës, merrte 30 %

19 Tetor 2017, 20:12, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj tha në 360 gradë me gazetarin Artur Zheji se policia ishte në dijeni të grupeve kriminale të kultivimit të kanabisit. Ai tha se policia merrte 30% të sasisë së drogës gjatë kohës që rritej.

Demiraj: Ata kishin një mision për të fituar zgjedhjet, për të mbështetur zgjedhjet. Këtu unë i kam denoncuar gjatë fushatës zgjedhore. Kishte një tendencë që policia të mbështeste një pjesë të grupeve që kishin tendenca kriminale. Këtu janë denoncuar, janë në raporte.

Zheji; Ju mendoni se kjo është maja e ajzbergut dhe ju mendoni se i gjithë ajzbergu i këtij krimi shtetëror do zbardhet?

Demiraj: Si mendoni ju se nuk ka pas dijeni policia lokale?! Komisariati, krimet? Ju e dini tashmë fakte, policia merrte 30% në çdo vend. Dinte, identifikonte grupet dhe ishte pjesë.

Zheji: 30% e kujt merrte

Demiraj: 30% e sasisë së përgjithshme

Zheji: Drogës së shitur apo drogës së vjelur

Demiraj: Të drogës gjatë kohës që rritej gjatë fazave të ndryshme.

Lajmet e fundit nga