LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti demokrat: Ruçi gënjeu, nuk na i ka dhënë materialet e Prokurorisë për Tahirin

19 Tetor 2017, 18:46, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, njëherësh anëtar i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, ishte i ftuar në studion e televizionit Ora News, ku ka komentuar zhvillimet e fundit, rreth kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Ai u shpreh se Gramoz Ruçi është hipokrit dhe ka gënjyer, sepse deputetët e PD-së, anëtarë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, nuk i kanë marrë ende materialet prokurorisë për kërkesën e heqjes së imunitetit të Tahirit.

Murrizi tha se ndonëse Ruçi u shpreh se materialet i janë vënë opozitës në dizpozicion, edhe në këtë moment që flasim anëtarët e PD-së nuk kanë diçka të tillë në dorë. /CityNews

Lajmet e fundit nga