LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

19 Tetor 2017, 07:24, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës bën të ditur se po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Tafil Vokrri,  56 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas është i shpallur në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros / Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombetar, pasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.

Veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shtetit Italian./ CityNews

Lajmet e fundit nga