LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 163 kilogramë drogë / Policia greke arreston shqiptarin

18 Tetor 2017, 18:43, Aktualitet CNA

Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e tri shtetasve, midis tyre një  shqiptari 33 vjeçar dhe dy grekëve 44 vjeçarë përkatësisht, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.

Mësohet se janë arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, pasi gjatë kontrollit janë gjetur 163 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu është bërë i mundur dhe sekuestrimi i dy automjeteve, me anë të të cilëve kryenin aktivitetin e paligjshëm. Njëra makinë kontrollonte rrugën e tjetra drogën. /CityNews

Lajmet e fundit nga